Më konservatori i gjykatësve të Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas, mbrojti udhëtimet luksoze që ai dhe “miku” i tij miliarder prej më shumë se dy dekadash, i njohur për donacionet e tij për partinë Republikane, ka financuara
Gjyqtari 74-vjeçar, anëtari më i vjetër i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, thuhet se udhëtoi me jahte ultraluksoze dhe fluturoi me avionë privatëa Ai ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, për shkak të zbulimeve të organizatës së gazetarisë investigative ProPublica për dhuratat që ka marrë nga biznesmeni Harlan Crowe, pa i deklaruar gjëkundia
“Harlan dhe Kathy Crowe janë disa nga miqtë tanë më të mirëa Siç bëjnë miqtë, ne i shoqëruam ata në disa udhëtime”, tha Clarence Thomas në një deklaratëa
Gjykatësi gjithashtu pretendoi se ai nuk ishte në dijeni të rregullave sipas të cilave kërkohet të deklarohen dhurata të tillaa
Nuk është hera e parë që emri i Thomas përfshihet në një rast të diskutueshëm: gruaja e tij, Ginny, ishte përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjen e Donald Trump për të provuar se atij iu grabit fitorja në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020a Kur u dërguan SMS dhe emailet nga kjo lobiste dhe aktiviste konservatore, demokratët denoncuan konfliktin e dukshëm të interesit dhe i bënë thirrje bashkëshortit të saj që të tërhiqej nga çdo rast që përfshin çështje zgjedhorea
Clarence Thomas u emërua nga presidenti republikan George Wa Bush Sra në vitin 1991 dhe emërimi i tij në Gjykatën e Lartë u konfirmua, pavarësisht nga akuzat për ngacmim seksual kundër një ish-ndihmësejea Ai vetë i ka hedhur poshtë duke thënë se ka qenë viktimë e një “linçimi të teknologjisë së lartë”a
Pas zbulimeve të ProPublica, disa kongresmenë dhe senatorë demokratë kërkuan edhe një herë dorëheqjen e Thomas nga Gjykata e Lartëa
Gazeta Shqiptare
The post Jahte dhe udhëtimë luksoze/ Anëtari më jetëgjatë i Gjykatës së Lartë amerikane pretendon se nuk dinte si të deklaronte pasurinë appeared first on Gazeta Shqiptare Onlinea