“Sipërmarrësit italianë janë të pranishëm në shumë sektorë në Shqipëri, por ka ende vend për investimea Në Shqipëri ka një klimë të favorshme për investimea Por e rëndësishme është që Shqipëria të vijojë më realizmin e reformave dhe me luftën ndaj korrupsiona Korrupsioni është pengesë për zhvillimin e vendit, ndaj duhet të forcohen hapat në këtë drejtima Gjithashtu duhet të forcohet hetimit financiar, duke rritur kështu edhe interesin e sipërmarrësve të huaj për investime në Shqipëria Ne mbështesim integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian, dhe vlerësojmë arritjet e bëra deri më tani”a
Kështu iu drejtua Presidenti i Senatit Italian Pietro Grasso të pranishmëve në çeljen në Tiranë të Javës Italianea Ndërsa shprehu kënaqësinë që ndodhej në Shqipëri për një vizitë dy ditore, Grasso vuri theksin në rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit dhe forcimin e hetimit financiara Aktiviteti u çel me një fjalim të shkurtër nga Ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani, i cili vuri theksin në klimën pozitive që ekziston në Shqipëri përsa i takon invetsimeve të huajaa Në këtë kuadër, diplomati italian theksoi se gjatë kësaj jave në Shqipëri do të vijnë sipërmarrës italiane që shfaqin interes për të investuar në sektorë të ndryshëma
Rama: Italianët mund të gjejnë Amerikën në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ndërsa vlerësoi Italinë si një partner të rëndësishëm strategjik, vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendevea Kreu i Qeverisë u shpreh se rritja e investimeve italiane në Shqipëri, do të jetë në interes të dy vendevea
“Jemi të parët për dashurinë për Italinë, por të fundit për shkëmbimet tregtare me këtë venda Kemi vullnet për të nxitur marrëdhëniet mes dy vendeve, duke krijuar një faqe e re në bashkëpunimin ekonomik mes tyrea Java italiane krijon një rrugë të re bashkëpunimi dhe prania e 170 ndërmarrjeve italiane këtu gjatë kësaj jave, është një gur themeli për të rritur në një rrugë të re këtë bashkëpunim,a Një fluks i ri investimesh italiane do të derdhën në interesin reciproka Në Shqipëri, mund të fitohet më shumë se në Itali, paguhen më pak taksa, ka më pak burokraci se në Itali, dhe ka më shumë nevojë për punë dhe shumë më pak kosto të punës”, theksoi Ramaa
Në këtë kuadër ai ftoi sipërmarrësit italianë të shikojnë mundësinë të migrojnë në Shqipëria Në vijim, Kryeministri u shpreh se Qeveria shqiptarë po punon për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit në vend, dhe krijimin e kushteve të favorshme për operimin e sipërmarrësve të huaj në tregun shqiptara
“Ajo që pengon në investime është taksa e mbartur prej vitesh, e cila rëndon mbi sipërmarrësita Vetëm ne, Irani dhe Gambia e kemi këtë taksëa Tashmë po diskutojmë çdo ditë për të ndryshuar këtë situatë dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në venda Kështu do të lehtësojmë komunikimin mes çdo investitori dhe administratës, duke ushtruar presion pozitiv mbi Qeverinë dhe Kryeministrin, për gjithë ato raste kur duhen përgjigje që mungojnëa Po reformojmë Agjencinë tonë të investimeve të huaja, e cila do të jetë shumë shpejt dera e hapur që do presë dhe shoqërojë me procedura të shpejta dhe të lehtësuara të gjithë investitorët e huaj, në çdo derë të administratës për të bërë të mundur që përgjigjet të vijnë sa më shpejt”, tha Ramaa
Kreu i qeverisë tha se pavarësisht problemeve që ka, Shqipëria është një vend tërheqës për të huajta
“Shqipëria ka probleme dhe të meta por ka një virtyt që edhe Italia e kishte para disa kohësh po e ka humbur, Shqipëria nuk është e mërzitshmea Kush vjen në Shqipëri për herë të parë, gjithmonë do të vijë prapëa Njerëz që janë shumë skeptikë kur i thua hajde në Shqipëri unë njoh shumë, por nuk njoh asnjë që të mos ketë dëshirë të vijë prapë, pasi ka ardhur në herë”, tha Ramaa
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri nuk ka lënë mënjanë batutat, teksa duke iu drejtuar sipërmarrësve italianë u shpreh “nuk mund të them se italianët do të vijnë si emigrantë në Shqipëri, sa të zgjidhim këtë punën e 80 eurovea Tani italianët mund të gjejnë Amerikën në Shqipëri”a
Fullani: Investimet italiane jetike në disa sektorë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani e cilësoi prezencën e investitorëve italianë në Shqipëri si jetike në disa sektorëa
“Interesat tregtare në sektorët jetikë të ekonomisë kanë nevojë për një prezencë më ë madhe të investitorëve italianë”, u shpreh Fullania
Sipas tij, „ investimet italiane hapin rrugë për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë, zhvillimi i bujqësisë, turizmit dhe kombinimi me agro-turizmin e bën Italinë lider global në këtë sektorë”a
Në këtë kuadër, Guvernatori Fullani theksoi se “Shqipëria i afron akses jo vetë brenda territorit, por në të gjithë rajonin”a
“Shfrytëzimi i potencialeve që ofron bashkëpunimi rajonal do të sjellë zhvillim për të dy vendeta Një koordinim mirë i politikave ekonomike do ishte me një interes reciprok”, tha Fullani ndërsa shtoi se “sistemi bankar i Shqipërisë mbështet iniciativat për investime’a
Ahmetaj: Ekonomia ka shënuar rritje
Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj e cilësoi Javën italiane në Shqipëri shumë të rëndësishëm për ekonominë e cila muajt e fundit ka shënuar rritjea
“Java italiane e biznesit vjen në një moment të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, e cila pas një rënie ka shënuar shifra rritjeje, ndërsa sfida e ardhshme është stabilizimi i ekonomisëa Vitet e fundit marrëveshjet tona me gjithë krizën ekonomike nuk janë ngadalësuar, por janë rritur investimet italiane dhe importet gjithashtu”, bëri të ditur Ahmetaja
Sipas tij, kjo marrëdhënie e ngushtë të biznesit, është shoqëruar edhe me bashkëpunim politik, ku Ahmetaj iu referua vizitave të Kryeministrit Edi Rama në Italia
“Për pasojë investitorët italianë luajnë një rol të rëndësishëm në vendin tonë sa i përket punësimit dhe për pasojë edhe të prodhimit aNisma e kryeministri Rama në Itali ka pasur jehonë të madhe edhe në mediat kryesorea Ndodhemi në një moment thelbësor për të prezantuar mbylljen e periudhës 22-vjeçare të tranzicionit dhe kriza ekonomike na ka vënë përpara një sfide të rea Prania e ndërmarrjeve italiane është mjaftë heterogjene në sektore; në energji, bujqësi, turizëm, manifaktura, etija Internacionalizimi i ndërmarrjeve italiane ka ardhur gjithnjë në rritjea Interesi i kompanive italiane në 4-5 muajt e fundit ka sjellë edhe frytet e paraa Klima e biznesi çdo ditë ka përmirësime të veta”, tha Ahmetaja
Source: Tema – Aktualitet