Mbi 40 kompani lider në fushën e teknologjisë do të vijnë në kryeqytetin shqiptara Kompania izraelite ALIT ne bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, Ambasadën e Izraelit në Shqipëri dhe Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, në datat 20 – 22 Mars 2023, do të organizojë “Javën e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv”a
Në këtë organizim, në qendër të të cilit është teknologjia dhe inovacioni, do të jenë të pranishëm rreth 40 kompani lider si dhe investitorë potencialë nga Izraeli, nga fusha si Cybertechnology, Insure-Tech, FinTech, Agri-Tech, Startups dhe Scaleupsa
Eventi synon njohjen e sipërmarrësve izraelitë me eko-sistemin vendas të teknologjisë dhe informacionit dhe kompanitë shqiptare lider në fushat e lartpërmendura, si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes kompanivea Pjesëmarrja nga pala shqiptare do të përfshijë përfaqësues të institucioneve të qeverisjes qendrore dhe lokale, përfaqësues nga biznese të ndryshme, si sektori bankar, sektori i sigurimeve, agro-përpunimit, turizmit, shërbimeve dhe industrive përpunuese, si dhe përfaqësues nga institucionet akademike të arsimit të lartëa
“Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv” do të jetë e hapur edhe për individë apo kompani shqiptare të cilat mund të regjistrohen në adresën e-mail: registration@albania-it-hubacom /Albeuacom/
The post Java teknologjike Tirana-Tel Aviv, kryeqyteti pret mbi 40 kompani dhe investitorë izraelitë në fushën e inovacionit: Ja si të regjistroheni appeared first on Albeuacoma