Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Altin Hazizaj, ka komentuar rastin e vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë. Hazizaj tha se nuk mundet një adoleshent të kryejë vrasje, nëse nuk ka shfaqur në fëmijëri shenja agresiviteti.