Ish- presidenti amerikan, Bill Clinton ka vlerësuar gruan e tij, duke thënë se ajo është e fortë dhe e shëndetshmea
Në këtë mënyrë, Clinton ka mohuar zërat e republikanëve në lidhje me shëndetin e ish- Sekretares së Shtetit, Hillary Clintona
“Ajo është në formë më të mirë se unë,” tha demokrati Clinton për të shoqen 66- vjeçarea
Hillary Clinton përflitet se do garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016a
Sipas BBC, javën e shkuar Karl Rove vuri në pikëpyetje kapacitetin e saj për Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se ajo ka pësuar dëmtime në trua
Rove, që njihet si strategu pas fitores së George W Bush për në Shtëpinë e Bardhë, i tha një audience në Los Angeles: “Tridhjetë ditë në spital? Dhe kur rishfaqet, mban syze të zeza, nga ata që mbajnë njerëzit që kanë dëmtime traumatike në tru? Ne duhet të dimë se si është kjo punë”a
Në fakt Clinton ishte në spital për tre ditë pasi u sëmur nga një virus në stomak në dhjetor të vitit 2012a
Pasi doli, pësoi dehidratim të rëndëa Clinton u rrëzua në shtëpi dhe goditi kokëna Mjekët e diagnostikuan me një mpiksje gjakua
Rove tha se ai nuk ka thënë se ajo ka dëmtime në tru, por se ka pasur një episod serioz me shëndetina
Demokratët dhe disa analistë besojnë se Rove po ndez debatin për shëndetin e Clinton përpara nisjes së garës presidencialea
I shoqi, Bill, tha se goditja që pësoi ajo në tru ishte serioze dhe asaj iu deshën gjashtë muaj që ta merrte vetena
“Por shiheni tani, ajo punon çdo javë, është e fortë, po ia del mirëa Ajo ka më shumë qëndrueshmëri tani”a
Source: Tema – Aktualitet