Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili e kishte kthyer lokalin në biznes të lojërave të fatita
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozi, ndërkohë që u bë arrestimi në flagrancë u EaR 41-vjeça
Njoftimi:
Kishte vënë lokalin që administronte, në dispozicion të organizimit të lojës Poker, arrestohet në flagrancë 41-vjeçaria
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të vënies së një ambienti, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një tjetër rast të këtyre paligjshmërivea
Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Ea Ra, 41 vjeç, banues në Shkodëra
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për organizimin e kundërligjshëm të lojës Pokera Nga ky ambient, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë Pokeri, çipsa dhe letra bixhozia
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshmea
The post Kishte kthyer lokalin në biznes lojërash fati, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër appeared first on Albeuacoma