Një javë pas marshimit të përfaqësuesve të aleancës kundër diskriminimit gjinor LGBT, në ditën ndërkombëtare të tyre, drejtues të komuniteteve fetare në Shqiperi, gjatë një simpoziumi, theksuan rëndësinë e familjes, si themeli i një shoqërie të shëndoshëa
“E keqja përhapet nëpërmjet rasteve, qofshin edhe sporadike, të këqija, duke krijuar përshtypjen se ata e kanë fituar tashmë betejën me nea Ndërkohë që orientimi nga e mira, nga vlerat, e zvogëlon të keqen dhe e orienton shoqërinë drejt së mirësa Dhe nëse ne do të merremi vetëm me dhunën, me veset, me të keqen, duke mos e vënë theksin tek e mira, do të lejmë hapësira për të keqen, që të prezantohet si normalitet brenda nesh”, tha Ilir Hoxholli, kryetar i Komitetit shtetëror për Kulteta
“Familja është elementi themelor i shoqërisëa Ajo është shtylla më e rëndësishme e saja Nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes që përgatit një komba Nëna është dora e shenjtë që e gatuan një komb, si dhe ngritësja e folesë familjare, që përbën qelizën e parë të shoqërisë”, u shpreh Genti Kruja, përfaqësues i Komunitetit Musliman të Shqipërisëa
“Familja është në të vërtet ajo pjesë mikro e shoqërisë njerëzore, ku të gjitha sistemet makro të shoqërisë në çdo nivel, atë të moralit, kulturës, etikës, drejtësisë sociale, barazisë dhe paqebërjes, brenda familjes zhvillohen në fazën e tyre të plotë, veçse në nivelin mikroa Një familje e shëndetshme në këto drejtime, natyrisht që do të profetizojë apo do të qëndrojë si një lapidar, për një shoqëri po aq të shëndetshme”, tha Reverent Akil Pano, Sekretar i Përgjithshëm i Vllazërisë Ungjillorea
Edhe përfaqësuesit e komunitetit katolik e ortodoks theksuan se, vetëm besimi në Zot mund të ulë sulmin, që po përjeton instuticioni i familjesa
“Familja sot është e sulmuar dhe shumë i çuditshëm është fakti që këto sulme po bëhen nën maskimin e të drejtavea E drejta e homoseksualëve, që të formojnë një marrëdhënie, që të njihet si martesë me të gjitha të drejtat e të martuarvea Politika ka pushtet, por besimi ka diçka më të fortë: ndikimina Politika mund t’i ndryshojë strukturat, por vetëm besimi mund t’i ndryshojë zemrat”, tha Don Henri Val-Kepm, përfaqësues i Kishës Katolikea
“Besimi fetar e ushqen familjen, ose bëhet një ndihmës i rëndësishëm në formizimin, zhvillimin dhe qendrueshmërinë e familjes, nëpërmjet dialogut, debatit dhe përvojës shoqërore dhe familjare që jetojnë brenda besimit”, tha Thoma Çëmeni, përfaqësues i Kishës Ortodoksea
Përfaqësues të komuniteteve fetare kishin shprehur të njëjtin qëndrim edhe vitin e kaluar, pas promovimit të lëvizjes LGBT, ndërsa kjo është hera e parë, që ata artikulojnë qëndrimin e tyre në mënyrë të përbashkët, nëpërmjet një simpoziumi dedikuar vlerave të familjesa/TCH
Source: Tema – Aktualitet