Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Silvi Shehun, në cilësinë e inxhinerit të kompanisë, e cila ka përfituar tenderin për rikosntruksionin e disa qendrave shëndetësore me një tender të ministrisë së Shëndetësisëa
Ndërsa, për adminsitratorin Vladimir Topi, gjykata ka caktuar masën e “Arrestit në shtëpi”, kjo për shkak të moshës së tij dhe për shkak të veprës penale për të cilën akuzohet, e cila konsiderohet si një vepër e lehtë penale, sikundër është “Korrupsioni pasiv ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë”a
Prokuroria ka kërkuar që të dy të hetohen në masën e “Arrestit në burg”a
Ndërkaq, ditëne djeshme u lanë në burg Sekretarja e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialistja e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Sheto a
Sekretarja mori rryshfet shumën prej 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë “Dricons” që garonte për një tendera Sipas SPAK, Joana Duro, shumën e parave e ka marrë si ryshfet nga Vladimir Topi, administratori i kompanisë me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”a
Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë ishte shpallur më datën 1 qershor ndërsa spak ndërhyri më datën 2 teksa u dha rryshfetia Kompania DRICONS është shpallur fituese me ofertën 672 mijë lekëa
The post Korruptuan zyrtaren e ministrisë së Shëndetësisë, lirohet administratori i kompanisë, burg për inxhinerin appeared first on Shekullia