Mes debateve dhe tensioneve që zgjatën për tetë orë kryesia e Partisë Demokratike vendos të hapë garën për zgjedhjen e kryetarit të ri, që do të jetë në datën 29 korrika
Mbledhja maratonë e PDsë zyrtare, e cila nisi në orën 18:00 dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit, u shoqërua me debate të forta, sulme dhe kërcënime ndaj disa prej anëtarëve të Kryesisëa Vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së me 29 Korrik, u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenimea Sipas vendimit, kandidatët që duan të hynë në garë për drejtimin e partisë, paraqesin kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023a
Ndonëse duhet të ishte një mbledhje që mund të bënte bashkë demokratët në të dy krahët, por që degjeneroi në tension, dhunë verbale, sharje e kërcënime ajo e kryesisë së thirrur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhia Mbështetësit e Lulzim Bashës dhe krerët e degëve jo pak herë janë futur në mbledhjen e kryesisë, duke ushtruar presion, madje edhe duke kërcënuar deputetët që mbështetën platformën e Gazmend Bardhit që shihte si emergjente bashkimin e demokratëve dhe nisjen e zgjedhjeve nga baza, duke mos e konsideruar emergjente zgjedhjen e kryetarit të ri të partisëa
Dhuna verbale e kërcënimet brenda në mbledhje e detyruan Gazment Bardhin që së bashku me deputetin Dashnor Sula të largoheshin duke e lënë në mes drejtimin e kryesisëa Ndërsa, Jorida Tabaku e zhgënjyer nga kërcënimet dhe gjuha aspak etike e përbashkuese në mbledhje hoqi përfundimisht dorë nga pozicioni i nënkryetares së Partisë Demokratikea
“Kryesia e PD mbas një mbledhje 8 orë të gjatë vendosi për të vazhduar përpara me procesin e zgjedhjeve në partia Kërkesa ime dhe dëshira ka qenë e vetme dhe e thjeshtë, mos nxitohemi dhe t’i japim demokratëve një proces të drejtë, real dhe që na nderona Të gjithë ishim dakord për faktin që PD duhet të riorganizohet por nuk gjetëm gjuhën e përbashkët për mënyrën se si duhet të riorganizohemia I kërkova kryesisë të mos marrim vendim të nxituar, çdo vendim i njëanshëm thjesht do të zvogëlojë edhe më shumë partinë tonë dhe nuk do ta zmadhojë atëa Në kushtet që jemi ne nuk kemi luksin të përsërisim të njëjtat gabime! Pyetja që sot duhet t’i bëjmë vetes është nëse duam një parti të kryetarit apo kryetar për partinë tonë? Ne duhet patjetër të hapim PD, duhet të përpiqemi mos bëjmë procese të njëanshme, duhet të përfshijmë këdoa Me vlerësimet maksimale për deputetët dhe kontributin e tyre, kolegjit të kryetarëve dhe kontributin e tyre dhe të gjithë ato që kanë qëndruara I premtova anëtarëve të kryesisë që do të qëndroj deri në fund, derisa mund të gjejmë një zgjidhje që i përfshin të gjithë në procesa Të mos nxitohemi!”, tha Tabakua
Dorëheqje që u pasua edhe nga ajo e Flamur Hoxhësa Por saga e kërcënimeve nuk u mbyll me kaqa Krerët e degëve dhe mbështetës të Bashës s’i kursyen deputetët që refuzonin zgjedhjen e kryetarit të partisë pa u bërë më parë bashkimi i demokratëve në bazëa Dhunën verbale, presionin dhe shantazhin kundër deputetëve, kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi e denoncoi publikishta Në mes të mbledhjes, disa prej anëtarëve të Kryesisë, kanë vendosur që ta braktisin atë pasi nuk kanë rënë dakord për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së më 29 Korrika Në një deklaratë për mediat, ish-kandidati i PD-së për Tiranën, Roland Bejko, është shprehur se largimi në mes të mbledhjes i disa prej anëtarëve, është thikë pas shpine për demokratëta Bejko ka shtuar se në këto momente, PD-së i duhet mbështetje dhe jo shkelmaa
“Nuk e di si do të vazhdojë më teja Di të them që për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët e Kryesisë dhe besojmë se gjithkush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD që 1 vit më parë ku është larguar Basha dhe në momentin kur ka ardhur për t’u diskutuar se cilin nga modalitetet, pranoj në Kryesi, pasi u dhanë disa propozimea Unë i propozova të dy propozimet, si atë të grupit parlamentar, ashtu edhe atë të Kolegjit të Kryetarëve dhe propozimet që vinin nga anëtarët e Kryesisë, i përputha në njëa Nuk u ra dakord për faktin që muaji gusht është muaji ku nuk bëhen dot zgjedhjet në parti, si në nivelin vendor, ashtu edhe për kryetarin dhe në këtë moment, kur u kërkua të bëhej votimi, në mënyrë të pakuptimtë, u pa që u largua sekretari i përgjithshëm, nuk e mora vesh sesi u larguaa U larguan dhe disa nga deputetët dhe tek e fundit, u kalua në votim”, deklaroi Bejkoa
The post Kreu i ri zgjidhet më 29 korrik, tensione dhe sherr mes militantëve e deputetëve të PD, çfarë ndodhi në 8 orët e mbledhjes së Kryesisë appeared first on Shekullia