Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tensionimi i situatës në veri nuk mund të zgjidhet me trysni dhe përmendje sanksionesha Ai pranoi se ka sfida në diskutimet me emisarët Lajçak dhe Escobar por u shpreh i bindur se do të mund t’i sqarojnë të gjitha paqartësitë, derisa shtoi se s’ka marrë asnjë ultimatum nga ata për zgjidhjen e situatës në veria
Kurti, pasi mori pjesë në një aktivitet të xhudos në Mitrovicë, para mediave tha se u ka ofruar përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe emisarit të ShBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar mënyrën e sigurt se si të ketë një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovësa
Ai tha se është pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në veri, por me kushtin që fillimisht të ketë sundim të ligjit në atje dhe pastaj që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratikea
‘Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi, ne u takuam bashkëbiseduam me emisarët evropian dhe amerikan për dy orëa Unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës e shkaktuar nga strukturat ilegalea E para është sundimi i ligjit, kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm dhe të grupeve kriminale…E dyta, që në përputhje me largimin e këtyre grupeve dhe përfundimin e të gjitha trazirave të dhunshme të kemi zvogëlim të pranisë në ndërtesat komunale në tri komunat në veri dhe më pastaj do të mund të angazhoheshim në një proces fer, demokratik zgjedhor për zgjedhje të parakohshme, pasi jemi të vetëdijshëm se dalja ka qenë e ulëta Pra, po zgjedhje të reja, po zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe përgatitjes së terrenita Përgatitja e terrenit nënkupton se nuk mund të jenë zgjedhjet vetëm pa incidente zgjedhje tamam, por duhet të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike në njërën anë dhe anën tjetër një fushatë parazgjedhore që është e lirë dhe demokratike’, tha aia
Kurti insistoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian e ShBA-së janë të shkëlqyeraa
Ai shtoi se kur vijnë për diskutime emisarët evropian dhe amerikan në Kosovë janë në cilësi të ndërmjetësuesit të dialogut dhe aty nuk është në pyetje BE-ja dhe ShBA-ja, por raporti i Kosovës me Serbinëa
‘Nuk mendoj se këto gjëra zgjidhen me trysni dhe me përmendje pasojash dhe ndoshta edhe sanksionesh të shtetit më demokratik dhe më progresist në Ballkanin Perëndimora Unë jam i bindur se do të mund t’i sqarojmë paqartësitëa Kemi sfida me emisarët edhe evropian dhe amerikan, por marrëdhëniet tona bilaterale me BE-në dhe ShBA-në janë të shkëlqyeshmea Kur vjen emisari evropian apo amerikan si ndërmjetësues atëherë këtu nuk është në pyetje Evropa apo Amerika, por është në pyetje raporti ynë me Serbinë, natyrisht kjo nuk është e njëjta gjë tania
Duhet të dalloni kërkesën që na bën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasha për t’i pranuar refugjatët nga Afganistani, 1893 i kemi pranuar të gjithë, menjëherë të gatshëm, 410 prej tyre ende janë në Kosovëa Kur ShBA-ja në kuadër të marrëdhënieve tona bilaterale kërkon diçka prej neve ne nuk kemi dilema të themi poa Por kur emisari amerikan kërkon diçka në raportin tonë me Serbinë ne duhet të mendojmë mirë dhe të jemi të vëmendshëm dhe kujdesshëm’, tha aia
Sipas Kurtit, në këtë situatë është vendi për shkak të braktisjes së Listës Serbe të institucionevea Ai tha se bashkësia ndërkombëtare nuk ka arritur të garantojë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 23 prill, ani pse i kishin premtuar atij pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrita
‘Në këtë situatë jemi meqenëse Lista Serbe i braktisi institucionet me 5 nëntor dhe jo vetëm kaq, bojkotoi procesin zgjedhor dhe bëri thirrje që të bojkotohet procesi zgjedhora Jo vetëm kaq, në ditën e heshtjes zgjedhore shkuan në Bajtanicë në ushtrimet ushtarake në vendin ku janë eksponuar 742 kufoma shqiptare dhe ku s’ka as pllakë përkujtimorea Natyrisht ne jemi të zhgënjyer që faktorët ndërkombëtar nuk kanë arritur të garantojnë pjesëmarrjen e serbëve siç na kanë premtuar nevea
Me datën 16 mars ka skaduar afati për regjistrimin e partive politike për 4 komunat në veria Presidentja e Republikës Vjosa Osmani, afatin e 16 marsit e ka zgjeruar deri 21 mars, pra e ka shtyrë për pesë ditë për me i kriju kohë shtesë partive serbëvea Mua më thoshin se porsa të bëhet marrëveshja e Ohrit serbët marrin pjesë, e bëmë marrëveshjen e Ohrit me 18 mars, kaloi afati me 21 mars dhe përsëri ata bojkot dhe vetëm bojkota Krejt çka kemi mundur kemi bërëa S’kemi pas qare pa i bërë betimet dhe hyrjen e kryetarëve tonë në ndërtesat e komunave, pasi 28 maji ka qenë afati i fundit ligjora Nuk janë këto vendime taktike të Qeverisë, përkundrazi janë obligime tona ligjore që ne i kemi respektuar në përpikëri’, tha aia
Në anën tjetër, Kurti tha se Qeveria e Kosovës ende s’ka asnjë draft të shkruar për statutin e Asociacionit, ani pse emisari i ShBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, tha se ekzekutivi e ka të gatshëm draftin për Asociacionin por po e mban të fshehura
‘Draft-statut të Asociacionit, Qeveria e Kosovës s’ka shkruara Qeveria ka shprehur gatishmërinë për një draft-statut për thellimin e mëtutjeshëm të draft-vizionit qysh në Ohër më 18 mars kur u refuzua një gjë e tillëa Gjithashtu e kemi shprehur në vazhdimësi gatishmërinë tonë kur të pajtohemi për parimeta Pasi nuk ka kuptim një tekst gjerë e gjatë nëse parimet bazë nuk janë të dakoorduaraa Me ShBA-në kemi pajtueshmëri të plot sa i përket parimeve bazë dhe këtë ambasadori amerikan, Hovenier e ka thënëa Kur unë kam deklaruar në Ohër se e shkruaj draft-statutin me shtyllat siç janë qëndrimi evropian, letra e Mogerinit, qëndrimi amerikan i shprehur në tekstin e Chollet dhe Escobar dhe po ashtu kushtetutshmëria e vendit tonë, përfshirë edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ambasadori amerikan ka thënë gjithçka në rregull’, theksoi Kurtia
Gjatë kësaj jave në Kosovë qëndruan përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe emisari i Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar, të cilët paraqitën tri kërkesa për Kosovën, deeskalimi i situatës në veri, organizimi i zgjedhjeve të reja në komunat veriore sa më shpejtë dhe rikthimi në dialoga/KP/
The post Kurti: Nuk kam marrë ultimatum, gjërat nuk zgjidhen me trysni appeared first on Gazeta Standard Onlinea