Ramazan Sino 46-vjeç bashkë me nipin e tij Alvi Bejtja, u qëlluan në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjas.
Ramazanon Sino ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pronari i banesës, Gentjan Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.
Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur.
Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.
Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.
Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.
The post Kush është Gentjan Bejtja/ Shënjestra e dyshuar e atentatit në Krujë appeared first on Lapsi.al.