Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin nisi shqyrtimin e projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2013a
Projektrezoluta është hartuar pas paraqitjes së raportit përpara komisionit nga kreu i Këshillit Drejtues së AKEP-it Pirro Xhixhoa
Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi ndwrsa vlerwsoi p/rezolutwn e paraqitur këtij viti është hartuar në një formë që mundëson matjen e punës së këtij autoriteti përgjatë vitit 2014a
“Ndryshe nga rezolutat e mërparshme këtë vit projektrezoluta për vlerësimin e punës së AKEP është hartuar në një formë të tillë që të kemi mundësi të masim punën e këtij autoritetia Kjo është e veçanta e këtij dokumentia Ka pasur shqetësime lidhur me konstatimin e pozitës dominuese të një operatori në trega Ka pasur shqetësime lidhur me mënyrën si do të procedojë AKEP-i për shpërndarjen e licensave për shërbimin 4G dhe për ato që kanë mbetur në shërbimin 3G, prandaj do të gjeni pika konkrete në këtë rezolutë”, tha Shalsi, ndërsa shtoi se rezoluta është hartuar pas kontakteve të vazhdueshme me aktorë dhe grupe interesi dhe reflekton të gjitha shqetësimet e shprehura prej tyrea
Nga ana e tij, deputeti i Partisë Demokratike Ardian Turku vlerësoi punën e bërë me hartimin e projektrezolutës për këtë vit, por sipas tij nisur nga shqetësimet e shprehura prej operatorëve në treg është e rëndësishme që komisioni të zhvillojë seanca dëgjimore me ta përpara miratimit të projektrezolutësa
“Është bërë një punë shumë e kujdesshme me këtë projektrezolutëa Por jam kontaktuar nga grupe interesi të cilët më kanë shprehur shqetësimet e tyrea Në kuadër të maturisë, pa paragjykuar askënd dhe duke pasur parasysh që mund të kemi edhe falimentime të operatorëve gjatë muajve të ardhshëm, t’u krijojmë mundësinë e një seancë dëgjimore përpara se të miratojmë projektrezolutën”, tha Turkua
Anëtarët e komisionit shprehën mendime pro dhe kundër propozimit të deputetit Turkua Një pjesë prej tyre theksuan se projektrezoluta mund të miratohet dhe seancat dëgjimore mund të zhvillohen më vonë, pasi gjithsesi komisioni ka të drejtë t’i drejtohet AKEP-it me rekomandime shtesë nëse kjo lind si domosdoshmëri nga seancat dëgjimorea Nga ana tjetër, antarë të tjerë të komisionit theksuan se përderisa ekziston mundësia e dëgjimit të shqetësimeve të operatorëve, por edhe të institucioneve si AKEP-i apo Autoriteti i Konkurrencës, miratimi i projektrezolutës mund të shtyheta
Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit ranë dakord me propozimin që shqyrtimi dhe miratimi i projektrezolutës për veprimtarinë e AKEP-it të shtyhet pas zhvillimit të seancave dëgjimore me aktorë dhe grupe interesia
Source: Tema – Aktualitet