Gjatë takimit të sotëm në Beograd me përfaqësuesin special të BE Miroslav Lajcak, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, u ndal tek formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që sipas tij është sparakusht për normalizimin e marrëdhënieve si edhe për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të popullsisë serbe në Kosovëa,
Njoftimi erdhi pas takimit që ky i fundit zhvilloi me Vuçiç në Beograd për të diskutuar mbi propozimin evropian dhe hapat e tjerë të nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shtetevea
Vuçiç tha se Serbia po punon në mënyrë të përgjegjshme dhe është e përkushtuar të negociojë për të arritur zgjidhje kompromisi dhe të qëndrueshme për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, që momentalisht kanë të drejta të kufizuaraa
Më tej, presidenti serb iu drejtua rrjetit social Instagram për të thënë se biseda ishte e vështirë dhe kuptimplotë, ndërsa do vazhdojë gjatë mbrëmjes, por edhe të nesërmen, duke nënkuptuar se diplomati sllovak do të qëndrojë edhe për një ditë tjetëra
Vizita e Lajçak në Beograd vjen pas asaj që realizoi në Prishtinë, në kuadër të parapërgatitjes për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të zhvillohet në Ohër më 18 marsa
maba/dita
The post Lajçak takon Vuçiç, biseda në Beograd para takimit Kurti-Vuçiç më 18 Mars në Ohër appeared first on Gazeta Ditaa