Disa prej anëtarëve të atij që njihet si “Grupi i Drenicës”, janë arratisur gjatë ditës së sotme nga burgua
Mes të arratisurve është edhe kreu i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, që ndodhet në burg prej muajsha
Ushtruesi i detyrës së komisarit të burgjeve në Kosovë, Shemsi Hajrizi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se tre të paraburgosur, të cilët gjendeshin për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë arratisur të martëna
Sipas tij, bëhet fjalë për të paraburgosurit: Sami Lushtaku, kryetar i komunës së Skënderajt, Ismet Haxha dhe Sahit Jasharia
Të tre këta janë pjesë e lëndës së njohur si Grupi i Drenicës, në përbërje të të cilit janë pesëmbëdhjetë personaa
Arratisja ka ndodhur pak para transferimit të tyre në burgun në pjesën serbe të Mitrovicësa
Source: Tema – Aktualitet