Mungesën e lartë të fuqisë punëtore nga emigracioni po e vuajnë shumë sektorë të ekonomisë, të cilët kanë gjetur zgjidhje të punësojnë të huajta Edhe sektori i bimëve medicinale i ka kthyer sytë jashtë për punësime të rejaa
Kryetari i shoqatës së Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka tha për Monitor se këtë vit sektori gjendet përpara 3 sfidave, si: mungesës së lartë të fuqisë punëtore atë të rënies, zhvlerësimit të lartë të monedhës euro, dhënies së zgjidhjes së problemit për reduktimin e sasisë së bimëve helmuese në eksporta
Mungesa e punëtorisë sipas Gjokës në sektor ka ardhur si pasojë e migrimit të brendshëm, siç është transferimi i banorëve të zonave rurale drejt atyre urbane, por edhe emigrimi jashtë vendita
Për herë të parë edhe ky sektor do të eksperimentojë me ardhjen e 29 punonjësve nga India, të cilët do të punësohen në repartin e përpunimit të një fabrikave të këtij sektoria
“Fillimisht më 16 maj do të vijnë 4 punonjës nga India që do të përfshihen në sektorin e përpunimit të një prej fabrikave eksportuese të bimëve medicinalea Me ardhjen e grupit të parë të punonjësve, do të zbatohet faza eksperimentale për të ditur rendimentin e punësa
Ndërsa nga muaji qershor pritet të vijë grupi i dytë i punëtorëve prej 25 personaa Këtu përfshihet ardhja e bashkëshortëve me qëllim përfshirjen e tyre në dy turne pune në fabrikë, pasi shkalla e përpunimit të bimëve në Shqipëri është ende e ulët për shkak të mungesës të investimeve”a
Gjoka thotë se paga minimale neto varion 400 USD/muaj deri në 600 USD që do të jetë paga maksimale, duke përfshirë edhe koston e akomodimit 80 USD në muaj për punëtora Sipas tij mundësia financiare në varësi të rendimentit të punës është për t’i paguar deri në nivelin e 800 USDa
Tendenca e punëtorëve të huaj kryesisht nga India, nga kryetari i shoqatës së Bimëve medicinale nënvizohet se nuk është e shtrirë gjerësisht në gjithë sektorina Ai shton se pas përfundimit të kësaj faza në përpunim, do të shqyrtohet mundësia edhe e përfshirjes së të huajave në grumbullimin e bimëve medicinale, pasi shpopullimi i zonave malore po shton vështirësitë e mbledhjes të bimëve medicinalea
Rënia e euros godet eksportet e bimëve medicinale
Përveç mungesës së fuqisë punëtore, fabrikat përpunuese dhe eksportuese të bimëve medicinale janë goditur edhe nga zhvlerësimi i euros dhe dollarit, dy monedhat kryesore që atë eksportojnëa
Kryetari i Shoqatës së Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka nënvizon se për transaksione me vlerë deri në 50,000 euro humbjet nga zhvlerësimi janë 10% këtë vit krahasuar me 2021a
Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, edhe për 2023 kërkesa për bimë medicinale është e larta në tregjet e huaja Eksportet kryesohen nga artikuj, si: sherebela, rigoni, bima e trumzës, rozmarinë dhe dëllinjë e zezëa Çmimi i dëllinjës së zezë, që prodhon xhinin është rritur 30%a Kërkesë e shtuar këtë vit për të gjitha llojet e bimëve është shënuar edhe në Japonia
Ndër vendet kryesore eksportuese mbetet ato të BE-së dhe SHBA-sëa Në Europë kërkesa për bimë medicinale nga Shqipëria kryesohet nga Gjermaniaa Sakaq për të zgjidhur problemin për eksportin e bimëve të pastra medicinale në bashkëpunim me kompaninë gjermane do të nisin trajnimet me grumbullues dhe fermerë për pastrimin e tyrea /Monitor
The post Largimi i punëtorëve dhe rënia e euros goditi eksportin e bimëve medicinale, bizneset: Do të eksperimentojnë me 29 shtetas nga India appeared first on Shekullia