Një urdhër i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit drejtuar drejtorive në Qarqe dhe komisariateve pritet të çojë në një stad të ri luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike, duke shtuar në këtë mënyrë kontrollin ndaj territorita Urdhëri gjithashtu synon identifikimin e personave që kultivojnë lëndë narkotike dhe asgjesimin e parcelave të mbjella me toa Urdhëri mban datën 13 Maj, 3 ditë pasi në Divjakë u kap një avion sportive, që dyshohet se do të përdorej për trafikimin e rreth 460 kg kanabis, i sekuestruar në një automjet pranë zonës ku kishte ngecur në rërë avionia
Qëllim i këtij urdhëri është kontroll i plotë i territorit dhe ndarjen e përgjegjësive të strukturave policore, dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe arrestimin e autorëvea Përmes urdhërit, Komisariatet e policisë duhet të bëjnë vlerësimin e situatës në lidhje me mbjelljen e kanabisit, informacionet që kanë, personat që merren me këtë veprimtari, zonat që e kultivojnë si dhe të bejnë klasifikimin e zonave nga ato me risk më të lartë, të mesëm dhe të ulëta
Gjithashtu, Komisariatet duhet të ngrenë një grup punë, i cili në përbërje do të ketë në përbërje një shef seksioni, specialistin e krimeve të zonës, agjentin gjyqësor, ndihmës specialist për rendin dhe punonjës policie të komisariatita
Këto grupe kontrolli sipas urdhërit të Drejtorisë së Policisë do kënë detyrë të njohin dhe vlerësojnë situatën në zonën që mbulojnëa Detyrë e grupit identifikojnë bimët e kultiviara dhe të organizojnë punën për kapjen në flagrancë të autorëve, duke kryer edhe veprime të plota procedurialea
Vëmendje do ti kushtohet bashkëpunimit me pushtetin vendor, për të identifikuar pronarët e tokave, ndërsa për çdo kontroll do të hartohet raport shërbimi dhe informacione për datën dhe pjesën e kontrolluara
Mbi bazë të këtyre informacioneve mund të kërkohet dhe mbështetje shtesëa Shefat e komisariateve në bazë të këtij urdhëri do të kërkojnë informacione edhe nga punonjësit e policisë, në bazë të zonave ku banojnëa
Gjithashtu do të merren masa për planifikimin e limitit shtesë të karburantit, mjeteve dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për mbështetjen e strukturave policorea Për të gjitha ata që nuk zbatojnë këtë urdhër do të fillojnë masa displinorea Ndërsa për zbatimin e detyrave ngarkohen zvaDrejtorët e Drejtorive të Policisë në Qarqea
Source: Tema – Aktualitet