Prej se Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, Kina ka mbajtur pozicion neutrala Nuk e ka dënuar sulmin rus, por u ka bërë thirrje të dyja palëve që ta zgjidhin konfliktina Në një takim javën e kaluar, ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang, i ka thënë homologut rus, Sergei Lavrov, se Pekini do që t’i ruajë komunikimet me Moskën, në mënyrë që të japë një kontribut të rëndësishëm politik në zgjidhjen e krizësa
Vetëm pak ditë më herët, presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka biseduar në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky – për herë të parë që nga nisja e pushtimit rusa Zelensky ka thënë se biseda ka qenë e gjatë dhe domethënësea “Këto biseda ofrojnë një shans për krijimin e mundësive të rejaa Tani për tani, është mundësia për t’iu dhënë një energji të re marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Kinës”, ka thënë Zelenskya Në të njëjtën ditë, Zelensky ka emëruar Pavel Ryabikinin ambasador në Kinë, ndërsa Pekini ka njoftuar se do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm në Kiev, për të zhvilluar bisedime me të gjitha palët, në përpjekje për zgjidhjen e krizësaXi është udhëheqësi më i fuqishëm botëror që është përmbajtur nga dënimi i pushtimit rus, edhe pse zyrtarët ukrainas, prej kohësh, i kanë bërë thirrje që ta shfrytëzojë ndikimin e tij në Rusi për t’i dhënë fund luftësa Kina është e vetmja qeveri e madhe që ka marrëdhënie miqësore me Moskën dhe është blerësja më e madhe e naftës dhe gazit rusa
Por, aleatët perëndimorë të Ukrainës, me në krye SHBA-në, kanë qenë vazhdimisht skeptikë ndaj saja Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se nëse Kina do që të merret seriozisht, ajo duhet t’i kërkojë Rusisë që të tërhiqet nga Ukrainaa “Ne shpresojmë që presidenti Xi do t’i bëjë presion presidentit [rus, Vladimir] Putin, që t’i ndalojë bombardimet e qyteteve, spitaleve dhe shkollave të Ukrainës, t’i ndalojë krimet e luftës dhe mizoritë dhe t’i tërheqë trupat e tij”, ka thënë Kirbya Megjithatë, SHBA-ja duket se ka nisur ta zbusë qëndrimin e saj përballë Kinës si ndërmjetësuese e paqes në Ukrainëa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë këtë deklaratë për gazetën Washington Post, më 3 maj: “Në parim nuk ka asgjë të keqe nëse kemi një vend – qoftë Kina apo ndonjë tjetër me ndikim të rëndësishëm – që është i përgatitur për të ndërmjetësuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshmea Ne do ta mirëprisnim një gjë të tillëa Dhe, sigurisht, Kina mund të luajë një rol në këtë përpjekje”a Biseda mes Xisë dhe Zelenskyt është mirëpritur edhe në Kremlin, ku zëdhënësi Dmitry Peskov ka thënë se Rusia është e gatshme për çdo gjë që e përshpejton përfundimin e konfliktit dhe arritjen e qëllimeve rusea
Allen Carlson, profesor në Universitetin Cornell në SHBA dhe studiues i politikës së jashtme kineze, jep këtë shpjegim për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:
“Mendoj se Kina, ashtu si edhe pjesa tjetër e botës, po sheh se përpjekjet e Rusisë kanë dështuara Së voni ka pasur po ashtu raporte se Ukraina është shumë mirë e armatosur, në krahasim me siç ka qenë pak kohë më parëa Pra, mendoj se Kina i ka ndryshuar disi llogaritjet për atë se cili mund të jetë rezultati i luftësa E dini se askush nuk dëshiron ta mbajë anën e humbësit, veçanërisht në një konflikt të paprovokuar”a Carlson kujton, po ashtu, se marrëdhëniet tregtare midis Kinës dhe Ukrainës para luftës, kanë qenë “jashtëzakonisht të rëndësishme” për të dyja palëta Sipas tij, Kina mund të jetë duke kërkuar mënyra që do të mundësonin kthimin në marrëdhëniet e mëparshme tregtarea “Ajo që kemi nisur të shohim është një tym, që është ngritur lart gjatë javëve të fundita Tani ndoshta ka edhe pak zjarr, që sugjeron se mund të ketë diçka thelbësore”, thotë Carlsona Një tjetër ngjarje e rëndësishme ka qenë votimi i Kinës, për herë të parë, në favor të një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që përmend agresionin rus kundër Ukrainësa Kjo ka ndodhur më 26 prilla Deri atëherë, Pekini ka abstenuar nga votimi i rezolutave të ngjashmea
Por, përkundër kësaj, disa analistë thonë se veprimet e Kinës, në raport me Ukrainën, nuk duhet të mbivlerësohena Duke folur për Exposenë, Jan Shvec, nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Pragë, thotë se nuk duhet pritur asnjë zgjidhje – së paku jo këtë vita “Por, në afat më të gjatë, brenda disa vitesh, nëse Rusia dobësohet më shumë dhe Ukraina bëhet më e suksesshme ushtarakisht… nëse Rusia dobësohet edhe në luftë, por edhe brendapërbrenda dhe Putin humb legjitimitetin… në një situatë të tillë, Kina do të gjendej atje për të ofruar një lloj zgjidhjejea Për Putinin do të ishte e papranueshme që Perëndimi ta negocionte zgjidhjena Dhe, në atë rast, [Kina] do t’i ndihmonte që të dilte me pak fytyrë nga konflikti”, thotë Shveca
Carlson thotë se muajt e ardhshëm do të tregojnë sesa serioze janë synimet e Kinës për të ndërhyrë në këtë situatëa Sipas tij, nëse telefonata midis Xisë dhe Zelenskyt do të pasohej me aktivitete të tjera diplomatike – si për shembull me vizita të zyrtarëve në vendet respektive – atëherë do të mund të flitej për lëvizje nga pozicioni neutrala “Mendoj se ajo që [Kina] mund të bëjë, është të ofrojë një mekanizëm për nisjen e negociatave midis dy palëve, që do t’u jepte atyre pak më shumë hapësirë për të manovruar, pa pasur nevojë apriori të bëjnë lëshime të mëdhaa Me fjalë të tjera, nëse lidershipi në të dyja anët është i interesuar për të gjetur një rrugëdalje, ai nuk do të mund ta thotë atë publikishta Por, ndoshta duke punuar me Kinën, mund të bëjë përparim”, thotë Carlsona Kina tashmë ka një histori suksesi në ndërmjetësima Irani dhe Arabia Saudite janë pajtuar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike në muajin mars, pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga zyrtarët kinezëa
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua, e cila praktikisht është zëdhënëse zyrtare e Pekinit, ka shkruar se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë mirëpritur bisedën midis Xisë dhe Zeleneskyt dhe se kanë shprehur pritshmërinë e tyre se “Kina do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në promovimin e një zgjidhjeje paqësore të krizës në Ukrainë”a Nga Bashkimi Evropian, megjithatë, sinjalet janë të përziera, pasi blloku ka paralajmëruar sanksione kundër tetë kompanive ushtarake kineze, për të cilat ka vlerësuar se e kanë ndihmuar makinën luftarake të Kremlinita Në shtypin perëndimor, ndërkaq, vlerësimet kanë qenë të ndryshmea “Financial Times” ka pasur një artikull me titull “Kina mund të luajë rol vendimtar në përfundimin e luftës në Ukrainë”a Sipas gazetës britanike, “nuk ka dyshim se liderët rusë dhe kinezë janë të bashkuar në armiqësinë e tyre ndaj fuqisë amerikanea Një fitore e shpejtë e Rusisë në Ukrainë do t’i përshtatej Kinësa Por, lufta e zgjatur është shndërruar në pengesë strategjike për Pekinina Në vend se t’i dobësojë, lufta në Ukrainë ka bashkuar edhe më shumë SHBA-në, Evropën dhe demokracitë aziatike”, ka shkruar Financial Timesa Sipas gazetës Guardian, “bota nuk duhet të ketë iluzione: Kina mund të jetë e interesuar të fillojë një proces negociues midis Kievit dhe Moskës, por arritja e një marrëveshjeje që i jep fund luftës, nuk do të ndodhë shpejt, e ndoshta edhe kurrë”, ka shkruar Guardiana Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka inkurajuar në mënyrë eksplicite Ukrainën që të kërkojë negociata me Kremlinin pas ofensivës së pranverësa
Zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin amerikan të Shtetit kanë thënë prej kohësh se të gjitha luftërat përfundojnë në tryezën e negociatave, por, sipas tyre, Rusia duhet të tregojë interesim të vërtetë për bisedimea Tash për tash, presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka treguar asnjë shenjë publike se dëshiron ta ndalë luftën, pavarësisht humbjeve të raportuara në fushëbetejëa
The post Lufta në Ukrainë drejt fundit, Kina hyn ‘shkes’ appeared first on Gazeta Ditaa