Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se ky do të jetë mandati i tij i fundit në krye të bashkisë së Tiranës. Gjatë një interviste televizive, kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky vendim vjen për shkak të kufizimit të ligjit, ku pas vitit 2015 nuk lejohen më shumë se 3 mandate.
“Do e le, bashkia e re do të jetë tek Bulevardi i ri. Presim vendimin e gjykatës për kopshtin botanik, shkollat i kemi në proces, do të marrim një vendim për vendosjen e dizajnit të Gjykatës së Lartë, kemi dy grupe finaliste”, tha Veliaj.
Gjatë intervistës dy ditë pas zgjedhjeve ai u shpreh se financat e bashkisë aktualisht janë më të mëdha dhe rrjedhimisht administrimi është më i mirë.
“Ti do bësh rrugë dhe për atë që është në Kërrabë. 10- fishuam taksën për ndërtuesin. Unë s’po them që shijon taksa, ka hequr spekulantë nga tregu. Ai ishte një treg bizare, çdo lloj zdromsi që s’merrte vesh fare mjaft të kishte lidhje me një kryebashkiak hapte gropë, 100 mijë leja, bëmë 10- fishim të shumës, ai nuk e bën më me lek xhepi, kur taksa shkon 10 fish, kur merr nga banka është banka që siguron, është formalizuar, ikën këta amatorë, ka vetëm ndërtues vërtet, vetëm ata që dinë të bëjnë”, tha Veliaj.
m.b./dita
The post Mandati i fundit si kryebashkiak, Erion Veliaj: Sipas ligjit, lejohet vetëm 3 mandate appeared first on Gazeta Dita.