Përgjatë gjithë ditës së dielë, si një nga format e shumta të manipulimit të votuesve u vu re edhe një sistem kapilar i patronazhistëve të PS-së që ushtronin presion dhe kontrollonin votuesit të cilëve u patën marë më parë premtimin se do u jepnin votëna Pra të gjithë ata që kanë këmbyer hedhjen e fletës së tyre për PS-në në këmbim të një legalizim, punësimi të përkohshëm, shpërblimi që prisnin nga shteti apo bashkia, janë mbikqyrur në mënyrën më të rreptëa Këtë e konfirmuan vëzhguesit ndërkombëtarë në konferencën e tyre për shtyp të mbajtur të hënëna “Vëzhguesit e MNVZ-së vërejtën tregues që votuesit nxiteshin ose detyroheshin të votonin për një parti të caktuar, jashtë ambjenteve të 3 përqind të qendrave të votimit të vëzhguaraa Ndërsa në 11 përqind prej tyre, njerëz të ndryshëm nga anëtarët e KQV-së mbanin shënim zgjedhësit që kishin votuara Në 6 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara, persona të ndryshëm nga anëtarët e KQV-së, kryesisht vëzhgues dhe aktivistë partish, ndërhynë ose udhëhoqën procesin e votimit” u tha në raportin paraprak të OSBE ODHIRa
Lexo me tej:
Andi Bushati: I morën! E dinim
Pra sikurse shihet edhe nga konfirmimi i vëzhguesve ndërkombëtarë, ky fenomen ka qenë masivisht i përhapura I ilustruar ai shihet në një video model që gazetari i Euronevs, Renaldo Salianji pasqyroi në ekran nga eksperienca e tij në Bradashesh në afërsi të Elbasanita Ajoq ë ndodh është pak a shumë kjoa Një vëzhdues i PS mban shënim emrat dhe numrin rendor në lista të atyre që janë paraqitur apo edhe të tjerëve që nuk e bëjnë këtëa Pasi numri den në paisjen e identifikimit elektronik ai hedh në një letër, për dy funksionea Ose që të konfirmojë që ai që e ka premtuar votën e ka kryer detyrimin ose në të kundërt për ti thënë atyre që janë jashtë se ai që ka thënë se do të votojë për PS-në nuk është paraqitur endea Nga ky moment tre katër makina që janë jashtë, nën udhëzimin e patronazhistit që ka kontaktet gjejnë njeriun që ua ka prrmtuar votën por nuk ka vajtur ende ta hedhë atëa
“Jam me kokën ulur sot” Jorida Tabaku flet pasi Bejko doli i katërti në Tiranë
Kur gazetari e pyet vëzhguesin socialist se përse po mban shënime, ai me një naivitet të shtirë i thotë se po mban astatistiak për të para se sa vetë kanë votuara Kur gazetari shkon tek paisja elektronike që të vërtetojë se kjo punë bëhet përmes teknologjisë, rilindasi bën të paditurin duke thënë se nuk e dinte që këtë punë e bënë edhe makineriaa
Natyrisht kjo është vetëm maja e ajsbergut e një skeme manipulimi që ka funksionuar në mënyrë kapilarea Por kjo video demostron nga njëra anë se si ka punuar makineria e patronazhistëve, që siç e kemi parë në listat e rjedhura dy vite më parë kanë të skanuara edhe hallet e kërkesat që ka çdo votues, për të nxitur njerëzit të votojnë në këmbim të benefiteve shtetërorea Nga ana tjetrë ajo ilustron atë që tha gjatë konferencës së shtypit kryevëzhguesja Audrey Glover: “E theksova dhe më parë në lidhje me personat që detyroheshin të votonin për një forcë të caktuara Autoritetet, disa herë tentonin të ndihmonin që kjo të ndodhtea Pati disa raste të tillaa Ndaj këto manipulime dhe kërcënimet që u bëhen njerëzve për të votuar për një forcë të caktuar, duhet të ndalohen”a
©Lapsiaal
The post Manipulimi me video / Si i kontrollonte Rilindja votuesit appeared first on Lapsiaala