Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, në një intervistë për gazetën Dita, thotë se Lulzim Basha rrezikon që të jetë një figurë tranzicioni në PDa
Sipas tij, Basha është një kryetar i emëruar dhe para emërimit nuk ka shfaqur ndonjë ambicie për të marrë lidershipin e partisëa
“Nuk ka pasur guximin që të bëjë një analizë të formacionit që ka marrë në administrim, nuk ka shfaqur asnjë platformë për rikonceptimin e këtij formacioni, nuk ka bërë asnjë propozim politik që paralajmëron një ndryshim të PD-sëa
Nuk ka krijuar ende ekipin e tij dhe nuk duket se do ta krijojë në të ardhmena
Kulturalisht, politikisht, intelektualisht nuk ka ndonjë domethënie të madhe në nivelin e përfaqësimit, kështu që do ta ketë të vështirë për t’u shndërruar në një autoritet referenciala Edhe aleatët jashtë partisë i ka të pakët, politikisht të diskredituar, njerëz dhe grupe (nëse mund të quhen grupe), për t’u qarë hallin nga të gjitha pikëpamjet,” thotë Marku, duke shtuar se të gjitha palët në PD do kërkojnë ta çojnë Bashën drejt dështimit, në mënyrë që më pas të bëjnë luftën e tyre për lidershipin e PD-sëa
Source: Tema – Aktualitet