Komisionin për kontrollin e veprimtarisë së SHISH, i përbërë nga 5 deputetë, 3 të mazhorancës dhe dy të opozitës, ka nisur punën me një takim me kreun e shërbimeve sekrete Visho Ajazi Likaa 3 ligjvënësit e mazhorancës Pjerin Ndreu, Xhemal Qefalia dhe Piro Lutaj,l të shoqëruar edhe nga dy ekspertë të pajisur me certifikata të sigurisë, i kanë paraqitur kreut të SHISH planin e punës, në të cilin përfshihet edhe një hetim mbi nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara si sekret shtetërora
Dyshimet se informacione të tilla krahas institucioneve që përcakton ligji, mund t’i jepen edhe drejtuesve të lartë të opozitës, do të jenë një nga pikat thelbësore mbi të cilën do të përqëndrohet puna e komisionita Ndërkohë një tjetër pikë ka të bëjë me emërimet në Shërbimin Sekret dhe rikthimin në detyra të ish-punonjësve të SHISH të viteve 1992-1997a Një tjetër çështje e cila përfshihet në planin e punës, mësohet se është shkëmbimi i informacionit mes SHISH, Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese në venda
Kërkesa për një hetim në zyrat e Shërbimit Informativ të Shtetit u hodh nga deputetë të mazhorancës në Komisionin parlamentar të Sigurisë, pasi kreu i shërbimeve sekrete Visho Ajazi Lika nuk mund të raportonte për shkak të përfundimit të afatit të çertifikatës së sigurisëa Por pajisja me çertifikatë, raportimi në një nga seancat e Komisionit, duket se nuk ka bindur deputetët e mazhorancës për të hequr dorë nga hetimi në zyrat e SHISHa
“Ka patur rrjedhje informacioni dhe këtë e di shumë mirë, për këtë jam edhe dëshmitarë edhe i faktit se vetë institucioni i SHISH-it është një nga burimet e rrjedhjes së informacionit, të cilën Kryetari i këtij institucioni e ka pohuar”, ka deklaruar në një nga mbledhjet e Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Brahoa
Nisma e mazhorancës për të hetuar në zyrat e SHISH është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka konsideruar këtë veprim si një presion që po ushtrohet ndaj institucionit që garanton sigurinë kombëtarea
Source: Tema – Aktualitet