Në mars të vitit 2020, kur vendi ishte në karantinë për shkak të emergjencës së krijuar nga COVID-19, Ministria e Mbrojtjes nisi paralelisht procedurat për blerjen e paketave ushqimore në ndihmë të familjeve në nevojë si dhe të pajisjeve mbrojtëse për Forcat e Armatosura të angazhuara në terrena
Ministria e Mbrojtjes vendosi t’i blejë këto produkte përmes një procedure me negociim, pa shpallje paraprake të një kontratës me dy lote dhe me një vlerë totale prej 1a2 milionë eurosha
Fitues i lotit për blerjen e paketave ushqimore për shtresat në nevojë u shpall dega në Shqipëri e kompanisë maqedonase, Eurovia, me një vlerë prej 838 mijë euro, ndërsa loti për materialet mbrojtëse u fitua nga kompania Xpert Systems në shumën e 331 mijë eurovea
Tenderi përfundoi në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, pas një kallëzimi të Partisë Demokratike që pretendonte se dy kompanitë fituese ishin paracaktuar dhe se asnjëra prej tyre nuk kishte eksperiencë të mëparshme me kontrata të mëparshme të tregtisë së ushqimeve apo të pajisjeve për mbrojtjen nga COVID-19a
Pas hetimit 1-vjeçar, SPAK i dha të drejtë kallëzimit të Partisë Demokratike dhe vlerësoi se dy subjektet private ishin favorizuar, duke çuar në gjyq tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për shkelje të barazisë në tender si dhe drejtorin e komanduar të Rezervave të Shtetit për shpërdorim detyrea
Por Gjykata e Posaçme shpalli moskompetencën dhe e kaloi çështjen në Gjykatën e Tiranës, ku zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes u shpallën të pafajshëm në korrik të vitit 2022 me argumentin se “fakti penal nuk ekziston”a
Bisedat telefonike
Qeveria shqiptare ndërmori një operacion humanitar për t’iu përgjigjur emergjencës së krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe sipas kryeministrit Edi Rama, mbi 400 mijë familje u asistuan nga qeveria përgjatë periudhës mars-maj 2020a
Ministria e Mbrojtjes deklaroi asokohe se rreth 226 mijë familje u ndihmuan me paketa ushqimore dhe jo-ushqimore falas, por një investigim i BIRN i publikuar në korrik të vitit 2020 zbuloi se pjesa më e madhe e paketave ushqimore falas u mblodhën si donacione nga shoqatat dhe kompanitë e biznesita
Tenderi i shpallur më 25 mars 2020 nga Ministria e Mbrojtjes kishte për qëllim kryesor të siguronte produktet ushqimore në funksion të këtij operacioni humanitar – por përfundoi në SPAK si i dyshuar për paracaktimin e fituesvea
Në mars 2021, SPAK kërkoi gjykimin e tre anëtarëve të KVO-së, Ylli Imeri, Dafina Keça dhe Andrea Dapaj për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” dhe të drejtorit të komanduar të Rezervave të Shtetit, Sokol Zaimi për “shpërdorim detyre” – por u rrëzua në Gjykatën e Posaçmea
Më 8 prill 2021, Gjykata e Posaçme e kaloi çështjen për kompetencë në Gjykatën e Tiranësa
Në procesin gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, anëtarët e KVO-së e justifikuan procedurën “me negocim pa shpallje” me nevojën e emergjencës për artikujt e përcaktuar në tender, ndërsa shtuan se një procedurë prokurimi normale do të zgjaste maksimalisht 2 muaja
Ata kanë shtuar gjithashtu se kishin ftuar pesë operatorë ekonomikë, por kishin zgjedhur më pas operatorët që kishin pasur më parë kontrata të suksesshme me Ministrinë e Mbrojtjesa
Pyetjes së prokurorisë se çfarë metode ka përdorur KVO për të provuar saktësinë, origjinalitetin dhe vërtetësinë e faturave të operatorit ekonomik EUROVIA shapaka, e cila ka depozituar fatura që i përkasin një shteti tjetër, anëtarët e KVO-së i janë përgjigjur se në fazën e parë garant ka qenë serioziteti i operatorit në eksperienca të mëparshme të suksesshme me Ministrinë e Mbrojtjesa Ndërsa kur është shpallur fitues, ka dorëzuar dokumentacion të noterizuar dhe në këtë rast sipas të hetuarve, garant ka qenë noteria
Nga verifikimi tabulateve telefonike të anëtarëve të Njësisë së Prokurorimit dhe KVO-së, ka rezultuar se disa prej tyre kanë pasur komunikime të drejtëpërdrejta me përfaqësues të kompanive fituese, disa ditë ose një ditë përpara se të zhvillohej tenderia
Për periudhën e analizuar nga prokuroria në kuadër të këtij hetimi, kanë rezultuar edhe komunikime telefonike të kryera mes përfaqësuesve të operatorëve ekonomikë që janë shpallur fitues, EUROVIA shapak dhe Xpert-Systems shapaka
Të hetuarit kanë deklaruar se komunikimet kanë pasur të bëjnë me disa probleme në lidhje me zbatimin e kontratave të mëparshme me këto kompania
Nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se dy kompanitë fituese kanë shtuar në objektin e punës së tyre aktivitete që lidheshin me kriteret e tenderit vetëm pak kohë para zhvillimit të procedurës – por gjatë deklarimeve në prokurori ata pretenduan se e kishin diversifikuar aktivitetin për shkak të situatës së krijuar nga pandemiaa
Ndërsa Zaimi u akuzua se në cilësinë e drejtorit të komanduar të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezarvave Materiale të Shtetit, ka pasur detyrimin që procesverbalin e mbajtur mbi testimin e tregut me qëllim dokumentimin e përllogaritjes së fondit limit, ta ballafaqonte me katalogët e standarteve dhe çmimeve të Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara dhe pastaj t’i dërgonte në MInistrinë e Mbrojtjesa Sipas prokurorisë, mungesa e këtij verifikimi ka sjellë si pasojë përllogaritjen e fondit limit për lotin e parë në një vlerë më të madhe, në masën 5 milionë lekëa Megjithatë, në vendimin e gjykatës thuhet se prokuroria e Tiranës është tërhequr më pas nga kjo akuzë me argumentin se nuk provoheja
Argumentet për pafajësinë
Në vendimin e shpallur nga gjyqtari Kujtim Vraniçi arsyetohet fillimisht se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk ka qenë para rastit të skualifikimit të detyrueshëm për të dy shoqëritë fituese të tenderita
“…Pasi nuk ekzistonte asnjë nga rastet e parashikuara në nenin 45 të ligjit, një dënim me vendim gjyqësor penal si për veprat penale të caktuara, ashtu edhe në fushën profesionale; proçes falimentimi apo likujdimi; mospërmbushje të detyrimeve fiskale; dhënie të informacionit të rremë apo përjashtim me vendim të Agjensia e Prokurorimeve Publike nga prokurimet”, argumenton gjyqtaria
Ai thekson gjithashtu se në kërkesën e prokurorisë nuk parashtrohet asnjë shkelje e të pandehurve që të ketë të bëjë me mosverifikim apo pranim të dokumentacionit jo ligjor në lidhje me plotësimin e këtyre kërkesave nga operatorët ekonomikëa
Shtimin e veprimtarive që përkonin me ato çfarë kërkonte tenderi, pak përpara se të zhvillohej kjo procedurë me negocim nuk është gjetur problematike prej gjykatësa
“Në asnjë dispozitë të ligjit nuk është parashikuar shprehimisht si kriter vlerësues apo skualifikues, momenti i ndryshimi apo shtimi i fushave të veprimtarisë së shoqërisë tregtare dhe për rrjedhojë detyrimisht komisioni të duhej të verifikonte këtë moment të shoqërive tregtareaa,” shtohet në vendima
Sipas Vraniçit, organi i akuzës nuk ka konsideruar faktin se shoqëria e huaj EUROVIA shapaka ka kryer furnizime të ngjashme dhe se shtimi i aktivitetit është pasqyruar në datë të vonshme te dega e saj në Shqipëria Për shoqërinë tjetër fituese konstatohet se e kishte kryer shtimin e aktivitetit që në nëntor të vitit 2020, duke arritur të kryejë furnizime për shkak të situatës së pandemisëa
Në arsyetimin e gjykatës konstatohet se faturat tatimore të shitjes që provojnë kryerjen e furnizimeve të ngjashme prej shoqërive fituese, nuk janë pretenduar apo kundërshtuar për falsifikim, fiktivitet apo pavlefshmëria
Vraniçi evidenton se shoqëria e huaj EUROVIA shpk, ka deklaruar se, me faturat tatimore të shitjes, të paraqitura provohej furnizimi i ngjashëm i kryer më parë prej saja Gjykata nuk konkludon shkelje penalizuese as lidhur me faktin se kjo shoqëri e ka fituar tenderin me dokumente në gjuhë të huaj, të papërkthyer e të palegalizuara
“…Edhe nëse do të konsiderohej si shkelje apo pakujdesi, që fatura tatimore në gjuhë të huaj nuk ka qenë e përkthyer, në momentin qe është paraqitur në formën e duhur dhe verifikuar para lidhjes së kontratës, është një shkelje e tillë që nuk ka cënuar procedurën e prokurimit apo të këtë sjellë pasoja për shtetin apo operatorët e tjerë ekonomike”, vlerëson Vraniçi dhe shton se KVO edhe nëse nuk do t’i kishte pranuar dokumentet e papërkthyera, do të duhej t’i kishte lënë kohë operatorit ekonomika
Në vendim konstatohet se nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar që operatorët ekonomikë fitues të kenë paraqitur të dhëna të rreme, që do të kishte sjellë shkeljen e ligjit për prokurimeta
Vraniçi vëren se prokuroria nuk provoi se veprimet e të pandehurve kanë sjellë dëm ekonomik në dëm të shtetit apo operatorëve të tjerë ekonomikëa
Megjithëse gjykata pranon se provohet se mes të pandehurve dhe përfaqësuesve të shoqërive ka pasur komunikime telefonike, para dhe pas zhvillimit të tenderit, por i cilëson si shkelje administrative, pasi nuk është dokumentuar përmbajtja e bisedavea
“Por që të pandehurit, kanë kryer veprime të kundërligjshme, gjatë përmbushjes së detyrave të tyre funksionale, si nënpunës publike, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme, nga zhvillimi i tenderit, duke paracaktuar, zgjedhur dhe hyrë në marrëveshje me operatorët ekonomike, që këta të përzgjidheshin si fitues të tenderit, mbetet veç dyshim”, shprehet Vraniçi dhe e cilëson si një dyshim që mbetet i paprovuar me provaa
Ashtu si dhe kanë pretenduar të pandehurit, gjykata çmon se për shkak të procedurave të ndryshme të prokurimit apo ekzekutimit te kontratave të mëparshme me operatorët ekonomike, mundet edhe të kenë pasur komunikim në lidhje me njoftimin e procedurave apo ekzekutimin e kontratavea
Në përfundim, gjykata vlerëson se bazuar në provat e administruara nuk provohet se të pandehurit, qoftë si punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes apo edhe anëtarë të KVO-së, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve kanë shkelur ligjin dhe aktet nënligjore për prokurimet publike, për përfitime materiale ose jomateriale të padrejta ose që të kenë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të përsonave të tjerë juridikëa
Bazuar në këto arsyetime, Vraniçi ka vendosur t’i deklarojë të pafajshëm tre anëtarët e KVO-së, si dhe Zaimin, për të cilin u tërhoq vetë prokuroria nga akuzaa/birn
The post “Mbetet veç dyshim”: Si u rrëzua hetimi për tenderin e pakove ushqimore gjatë pandemisë appeared first on Albeuacoma