Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme (12 mars) në “Don Bosko” në ambientet e një lokali në pronësi të Fatjon Muratita
Nga atentati mafioz mbeti e vrarë banakierja e lokalit, Mimoza Paja 58 vjeç, si dhe u plagosën pesë persona të tjerë mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare (mbesa e viktimësa)
Pavarësisht se nuk ka informacion zyrtar se kush ishte shënjestra e atentatit, dyshohet se është një hakmarrje mes grupeve rivalea
Në shënjestër dyshohet se ka qenë Fatjon Murati (pronari i lokalit), i cili ndodhej në “arrest shtëpie”a
Por, në momentin e atentatit ai nuk ka qenë në lokalin që ishte pronësi të tij, madje 37-vjeçari nuk ndodhej as në banesën e tij duke thyer kështu masën e sigurisëa
Po kush është Murati?
Në botën e sportit e njohin mirë djaloshin nga Kukësia Ai ka qenë boksier profesionista Madje ka garuar për titullin kampion bote në Federatën IBF Junior kundër Francesco Versaçita
Asokohe ai jetonte në Gjermani dhe në atë përballje do të shkonte pa asnjë humbjea Murati ka nisur karrierën si boksier profesionist në vitin 2008 në Mynih të Gjermanisëa
Fillimet e veta i ka pasur në Shqipëri, ku kishte rënë në sy për talentin e tij në këtë sporta Pas Luan Krasniqit dhe Nuri Seferit, Murati ishte boksieri i tretë shqiptar që ndeshej për një titull aq të rëndësishëma
Karrierën e tij në këtë sport nuk e vijoi për shumë vitea Ndërkohë në vendin tonë u përmend vitin e shkuar në atentantin mafioz të ndodhur në mbikalimin e Fushë Krujës ku mbetën të vrarë 3 persona, mes tyre kushëriri i parë i Ervis Martinajta
Prokuroria dhe Gjykata nuk arritën të provonin fajin e ish boksierit, megjithatë ai u ndalua për armëmbajtje pa leje, ku vuante dhe masën e sigurisë arrest shtëpiea/Albeuacom/
The post Mbrëmë i shpëtoi atentatit, dikur garonte në ring përkrah Krasniqit dhe Seferit, Fation Murati synonte titullin kampion bote appeared first on Albeuacoma