Tirana dhe Partizani nuk nxjerrin fitues në derbin e katërt sezonal ku golat e Da Silvas dhe Rexhepit në pjesën e dytë i dhuruan ngjyra një sfide që pas këtij rezultati afron edhe më shumë kampionët me titullin e 27.
Nga një pikë për kokë dhe Tirana mbetet +2 nga të kuqtë kur duhet të luhen edhe tre javë.
Pjesa e parë pothuajse e barabartë në të dyja kampet. Berisha në njërin krah dhe Da Silva në tjetrin dhanë shkëndija interesante por nuk arritën të shënonin. Spektaklin e dhuruan tifozët në shkallët e “Air Albania” ku ishin të pranishëm më shumë se 18 mijë. Në të dytën, bardheblutë lëshuan terren duke pësuar një gol që ndezi festën e kuqe.
Gëzim në fushë e shkallë por edhe tension. Disa fishekzjarre u hodhën në fushë ndërkohë që Rexhepi u shtri në fushë i dëmtuar nga mjetet pirroteknike. Gol që zhbllokoi mendimet e skuadrës së Shehit e cila u orientua drejt sulmit me disa finalizime kërcënuese por forca e ekipit bardheblu. Abazaj i fikur në sulmin e skuadrës kampione nuk dha asgjë, ndërsa krahet nuk treguan saktësi në harkime duke ua bërë më të lehtë mbrojtësve të kuq.
Colella e forcoi skuadrën edhe më shumë në repartin e tërhequr me disa përforcime ndërsa mungesa e Hasanit në sulmin e Tiranës u ndie dhe shumë madje. Gjithsesi, Ardit Deliu 10 minuta nga fundi shënoi një gol të papritur edhe me bashkëpunimin e Rexhepit.
Koha deri në fund punoi kundër skuadrës së Colella-s që reflektoi goditjen e marrë duke u dorëzuar në një barazil që mund të rezultojë fatal në fund të kampionatit ndersa Tirana hedh hapin e parë të madh drejt titullit të radhës.
The post Mbyllet në barazim derbi, Tirana prek titullin, Partizani mbetet në vendin e dytë appeared first on Gazeta Standard Online.