Është mbyllur procesi i numërimit në Kurbin, ku kandidatja e PS, Majlinda Cara e ka fituar këtë garë me 11381 vota, ose 51.22 %. Ndërsa kandidati i koalicionit BF, Behar Haxhiu ka marrë 10840 vota ose 48.78 %. Kurbini shënon kështu një tjetër bashki të fituar nga kampi socialist.