Diku në një fshat pranë Roskovecit, jetonin dikur të lumtur dhe ne harmoni, një çift të rinjsh, të cilët kishin vendosur ta lidhnin jetën së bashku në të mirë dhe në të keqa Kështu nisin zakonisht përrallat me princa e princesha të cilët jetojnë të lumtur për jetë të jetëvea Por realiteti është paksa i ndryshëm nga përrallaa
Sepse përralla jonë, ka brenda tradhti, dhunë, gënjeshtra, dhe pak, shumë pak dashuria
Vasili dhe Dallëndyshja, tashmë në prag të moshës së tretë, janë ne krizën me të madhe në çift që nga dita e njohjes me njëri tjetrina
Korniza familjare është shkërmoqur, duke i lënë vend përplasjeve dhe dhunës së pandalshme herë nga njëri e herë nga tjetria
Gjithçka për ne, nisi me një telefonatëa
Dhe pas telefonatës, përballja e parë me Vasilin, i cili sapo e takojmë, na tregon pasojat e dhunës, nga ana e partneresa
Po si ka nisur e gjitha?
Vasili: Gushti nisën problemet, burgua
Për veprimet e tij aspak normale, Vasili qëndroi 13 muaj pas hekuravea Sapo doli nga burgu, dhe u kthye ne shtëpi, u përball me një surprize të pakëndshmea
Vasili: Iku, u martua, por papritur u kthye sërisha Por kjo ishte e keqja e vogëla E madhja do të vinte më pasa
Debatet rikthehen përsëria Përplasjet gjithashtu bëhen më të forta, deri në rikthim të dhunësa
Kuptojmë se situata e çiftit është vërtetë e rëndë, prandaj provojmë ti takojmë së bashkua
Dhe pas pak minutash shfaqet edhe Dallëndyshja e cila ka një teori mjaft bindëse për shkakun e përplasjesa
Kur nuk fle me burrin s’ka dashuria
Problem është edhe kya I madh madjea
Dallëndyshja: Më fyen, vjen në shtëpi…
E ndërsa vijon serinë e akuzave, ajo harron se Vasili ka një hematome ne fytyrë, shkaktuar nga dora e saja
Dallëndyshja e pranon hapur se ka goditur, por më pas ndryshon argument duke e justifikuar pozicionin e saj…
Dallëndyshja: U ktheva se ndjeva keqardhjea
Dashuria që kthehet në urrejtje dhe e kundërtaa Nuk është as i pari rast dhe as i fundita Por le të provojmë të kuptojmë, nëse ka hapësirë për të rikthyer zjarrin e vjetër në këtë marrëdhënie…a
Vasili vjen dhe heziton të flasin, duket qartë se është i frikësuar, por më pas arrin të bindeta
Menjëherë mes tyre rindizet debati, dhe akuzat për tradhti dominojnë në këtë përballjea
Burri tjetër, pse erdhe, kush janë dashnorët…
Vasili duket i zhgënjyer, pasi ka tentuar ribashkimin, por sipas tij ka marrë mbrapsht vetëm dhunë e refuzime…
Vasili: Dallëndyshja me ke goditur me këtëa
Por mesa duket historia nuk mbaron këtu pasi si në përrallat, nuk mungojnë dhe magjitëa
Vasili: Bën magji, donte të më helmontea
Nuk dimë aspak se çfarë mund të ketë ndodhur mes këtyre personave pas ikjes tonë, prandaj, bëjmë dhe një përpjekje të fundit për të ulur gjakrat dhe për t’i bindur të arsyetojnëa Por kuptojmë menjëherë se çdo veprim nga ana jonë është i kotëa
Vasili: Kjo mund të më vrasë
Dallëndyshja: Po, mund ta vrasa
Këtu kuptojmë se nuk mund ta vazhdojmë me diskutimin, sepse pavarësisht dëshirës tonë, situate mund të përfundojmë në një tragjedi e cila po paralajmërohet përpara kamerës tonëa Prandaj thërrasim ata që mund ta evitojnëa
Shkojmë në Polici për të denoncuar rastin me shpresën se mund të bëjmë diçkaa
Ky është rasti i një neglizhence absurde, në kufijtë e marrëzisë me protagonist një punonjës policie, që është pak ta quajmë te papërgjegjshëma
Por fatmirësisht jo të gjithë janë të tillëa Gjejmë dhe flasim me një oficer tjetër, i cili e merr seriozisht rastin dhe niset me urgjencë drejtë shtëpisë së çiftita
Makina e policisë është nisur drejt komisariatit të Fierit, aty ku Vasili e Dallëndyshja duhet të sqarojnë gjithçka para organeve të drejtësisëa
Pas shumë orësh pritjeje, Vasili më në fund del nga komisariatia
Pas përplasjeve të vazhdueshme me Dallëndyshen, dikur dashuria e jetës, për këtë burrë të moshuar, policia ka formuluar kërkesën për urdhër mbrojtjeje, duke i dhënë një farë qetësiea Të paktën përkohësishta
Ndërkohë për ne misioni i pajtimit mbyllet këtu, i parealizuara Sepse jo gjithmonë përrallat janë me fund të lumtura Aq me pak në realitetin e dhunshëm shqiptar, mes varfërisë, paditurisë dhe indiferencësa
The post “Më ka bërë magji, mund të më vrasë”, historia e dy të dashuruarve dikur që sot është khyer në luftë appeared first on Albeuacoma