Kompania vazhdon me rinovimin e avionëve për përshkrimin e distancave të gjataa
Rome – Kompania ajrore Blue Panorama vazhdon në rrugën e optimizimit të përpjekjeve duke finalizuar blerjen e një Boeing te ri 767-300, i pajisur për të suportuar përshkrimin e distancave të gjataa
Me qëllim shtimin e aktiviteteve të saj ndërkontinentale, kompania ka kërkuar një ‘twin-jet’ (lloj avioni)të ri i cili do të bëhet pjesë e flotës aktuale të Boeing 767-300 ER në Korrika Ky avion do te jetë i pajisur me ‘winglets’ (pjesa fundore e krahut të avionit) dhe fuqi e lartë motorri (GE B7F) për të filluar shërbimet non-stop në distanca të gjataa Me këtë njësi shtesë, disa tregje do të fuqizohen gjatë pikut të sezonit të Verës, ndërkohë që për sezonin e Dimrit 2014/2015, do të lançohen produkte të reja në Karaibea
Transportuesi,i cili është një anëtar i IATA-s që prej 2002, vazhdon procesin e rinovimit të avionëve të saj të dedikuar për veprimtari në distanca të largëta, i cili ka filluar me përfshirjen në flotën e tij të dy avionëve Boeing 767-300ER të pajisur me motorra të gjeneratës së re, ngjarje e cila ndodhi gjatë muajit Korrik të vitit të kaluara
Avionët e rinj Boeing 767-300ER po operojnë në versionin e tyre përfundimtar që nga dhjetori me një kabinë më të rehatshme dhe shërbime në bord edhe më të përmirësuara në krahasim me llojin e mëparshëm: pjesë në brendësi të avionit plotësisht të rinovuara, sisteme IFE (In-Flight Entertainment – Sisteme zbavitëse gjatë fluturimit) të një cilësie të lartë dhe mbi të gjitha, ndenjëse të reja prej lëkure për Business Class, me mundësi shtrirje deri në 180°a Afërsisht 5 muaj nga fillimi i veprimtarisë, vlerësimet e marra nga pasagjerët i përkrahin këto zgjedhjea
Me ardhjen e avionit të ri, linja ajrore Blue Panorama do të operojë këtë sezon vere me një flotë të përbërë prej tre Boeing 767, pesë Boeing 737 dhe dy Piaggio P180 Avanti, duke e pozicionuar veten si një ndër kompanitë e para Italiane si dhe një transportues referencë për tregun kombëtar për pjesën më të madhe të destinacioneve turistikea
Futja në përdorim e Boeing të tretë 767-300ER e konsolidon linjën ajrore Blue Panorama si udhëheqës në tregun e aviacionita Për verën e 2014, kompania shfaqet e fuqizuar nga rezultatet e shkëlqyera të arritura gjatë dy sezoneve të mëparshme – Vera e 2013 dhe Dimri i 2013/14 – dhe rikonfirmon të gjithë skedulin e veprimtarisë së saj në distance të gjata për Karaibe-Kuba, Republikën Domenikane, Jamaica dhe Meksikë – skeduli tashmë është i disponueshëm për shpërndarjea