Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, së shpejti do të njoftojë se klubi katalanas po tërhiqet nga Superliga e futbollit, raporton Cardena Sera
“Laporta do të njoftojë se Barcelona po tërhiqet nga Superligaa Barcelona ka vendosur të ndërmarrë këtë hap, pasi është indinjuar nga veprimet e drejtuesve të Realit gjatë aferës që po trondit klubin katalanasa Drejtuesit e Barcelonës pretendojnë se ata nuk mund të jenë në të njëjtën garë me partnerin e tyre, i cili po hap proces gjyqësor ndaj tyre”, thotë Cardena Sera
Barcelona ka qenë nën vëzhgim që kur u zbulua se i kishte paguar miliona dollarë për vite një kompanie që i përkiste zëvendëspresidentit të Komitetit të Gjyqtarëve të Futbollit, Jose Maria Enriquez Negreira, për raportet me shkrim dhe video të vlerësimeve të gjyqtarëve para ndeshjesa Pagesat dyshohet se janë bërë midis 2001 dhe 2018a
Klubet më të pasura të Evropës u përpoqën të formonin një Superligë të ndarë nga UEFA në 2021, por projekti u rrëzua në më pak se 48 orë pas një proteste nga tifozët, qeveria dhe lojtarët detyruan Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Tottenham, Arsenal, Milan, Interi dhe Atletico të tërhiqena Reali, Barcelona dhe Juventus ishin ata që e mbrojtën këtë idea
The post Media spanjolle: Barcelona tërhiqet nga Superliga për shkak të Realit appeared first on Gazeta Shqiptare Onlinea