Italia rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë në procesin e Integrimit Europian si dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin Qershora Presidenti i Senatit italian Pietro Grasso nisi vizitën dy ditore në Tiranë me ftesë të Kryeparlamentarit Ilir Meta dhe në kuadër të çeljes së javës italiane, ku disa qindra investitorë italianë pritet të shpalosin projektet e tyre për Shqipërinëa
Kreu i Kuvendit Meta ndërsa vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve si të shkëlqyra, vuri theksin në mundësinë që ka Shqipëria për tu ofruar edhe më shumë me familjen europiane gjatë Presidencës italiane të BE-së që fillon pas dy muajsha
“Marrëdhëniet me Italianë nuk kanë nevojë për shumë komente, kemi një miqësi tradicionale me lidhje të fortaa Italia na ka qëndruar në krah dhe na ka mbështetur qoftë në anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe integrimin tonë në BEaItalia mbetet avokate e përhershme e Shqipërisë në BE”, theksoi Meta
Në vijim ai garantoi Presidentin e Senatit italian se Shqipëria do të bashkëpunojë ngushtësisht për realizimin e reformave integruesea
“Presidenca italiane e BE është një mundësi më shumë që Shqipëria të ofrohet me BE apo edhe për ti dhënë një shtysë edhe më të madhe projektit Adriatiko-Jonian apo projektit TAP”, tha Metaa
Në vijim ai apeloi për rritjen e investimeve italiane në të gjitha fushat,duke theksuar se investitorët italianë mund të gjejnë një terren të natyrshëm dhe një portë të rëndësishme për investimet italiane në rajona
Nga ana e tij, Presidenti i Senatit italian ka vënë theksin në forcimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, duke i cilësuar këto si bazat për forcimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e Shqipërisë në BEa Në vijim ai shprehu gadishmërinë për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve, ndërsa vlerësoi se vizita të tilla në nivel parlamentar apo diplomacia parlamentare japin një kontribut të rëndësishëm në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit
Source: Tema – Aktualitet