Miley Cyrus ka folur ë fundmi për marrëdhënien e saj me Max Morado.
Në një intervistë për Harper’s Bazaar Miley përmendi diferencën në moshë mes tyre, por edhe këndvështrimin e ndryshëm që kanë për botën.
“Ai e sheh jetën shumë ndryshe nga unë ”, tha Miley. Përtej dallimeve të tyre në moshë, megjithatë, ajo shtoi për bateristin e Lilly: “Ai është shumë si unë. Ne thjesht nuk e marrim jetën shumë seriozisht.”
Artistja përmendi më pas bashkëpunimin e tyre në këngën “Something Beautiful”, titulli i albumit të saj të ardhshëm që do të pritet në 2025.
“Kam punuar me babin tim gjatë gjithë kohës. Dhe kështu u njohëm me ish-burrin tim Liam Hemsworth. Kam punuar gjithmonë me njerëzit që dua. Dhe Max më frymëzon kaq shumë”, pranoi ajo për partnerin e saj.
Dyshja janë lidhur në mënyrë romantike që nga dhjetori 2021, dhe Morando më parë ka shkruar dhe prodhuar këngën “Handstand” nga albumi i Cyrus 2023, Endless Summer Vacation.
Ajo tregoi për albumin e saj të radhës në Harper’s Bazaar, duke e përshkruar projektin si “hipnotizues dhe magjepsës”, përpara se të shpjegonte: “Është një album koncept që është një përpjekje për të mjekuar disi një kulturë të sëmurë përmes muzikës”.
The post Miley Cyrus flet për romancën me artistin: E sheh jetën ndryshe nga unë appeared first on Lapsi.al.