Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratonprojektligjin “Për krijimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar” , si një strukturë e re me një entitet juridik më vetea Relatori i projektligjit Ervin Koçi theksoi se qëllimi i kësaj nisme ligjore është garantimi i bashkëpunimit institucional dhe të partneritetit publik -privat për zhvillimin e politikave ekonomike, për garantimin e dialogut dhe këshillimit ndërmjet organeve të administratës shtetërore dhe sektorit privat, si dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen publike dhe përfaqësimin e sektorit privat në këtë procesa
“Ky ligj ka për qëllim formimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe përcakton parimet e procedurat, në bazë të të cilave do të zhvillohet e do të bazohet procesi i dialogut dhe i këshillimit në KEKa Për të realizuar qëllimin e saj, kjo strukturë e re do të ketë një entitet juridik më vete, që parashikohet nga ky projektligj, ku sanksionohen krijimi i kësaj strukture, mënyra e funksionimit dhe e vendimmarrjes deri te shqyrtimi i kërkesave që vijnë jo vetëm nga qeveria, por dhe nga komuniteti i biznesit e përfaqësuesit e tyrea E gjithë kjo strukturë do të funksionojë mbi bazën e transparencës dhe veprimtaria e saj do të mbështetet në ligja i gjithë informacioni i duhur do të publikohet në një faqe zyrtare në mënyrë periodike dhe të hapur për publikun dhe palët e interesuara”, tha deputeti Koçia
Në ndryshim nga ligji “Për këshillin konsultativ të biznesit” që shfuqizohet, projektligji “Për krijimin e Këshillit Ekonomik Kombëtare” parashikon, ndër të tjera, detajimin e punës së KEK në drejtim të mbështetjes së dialogut privat-shtet dhe në mbështetje të qeverisë e Kuvendit në veprimtarinë ligjvënëse dhe në përcaktimin e politikave; detajimin e pjesëmarrësve në takimet të këtij Këshilli dhe mënyrën e përzgjedhjes së tyre; shtimin e të ftuarve që përbëhen nga institucione prestigjioze si FMN, IFC, EBRD dhe BB; kryesimin e këshillit nga Kryeministri dhe mbështetjen e buxhetit të këtij këshilli tashmë jo nga buxheti i shtetit, por nga donacione, sponsorizime dhe burime të tjera të ligjshme
Source: Tema – Aktualitet