“Mos u dorëzo”, ka qenë mesazhi i presidentit amerikan Joe Biden drejtuar homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky në lidhje me luftën kundër pushtuesve rusë, gjatë takimit të dy liderëve sot në Uashington. “Ne do të qëndrojmë pranë jush”, theksoi Biden, duke e siguruar Zelenskyn se Ukraina do të vazhdojë të ketë mbështetjen e SHBA-së.