Ish-zëvendëskryeministri i britanik, Lordi John Prescott, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ish-aktivisti i sindikatave shërbeu si zëvendës i Blair për 10 vjet.
Në një deklaratë, bashkëshortja dhe dy djemtë e Lord Prescott, thanë se politikani kishte qenë në një shtëpi kujdesi kohët e fundit për shkak se ishte diagnostikuar me Alzheimer.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti, babai dhe gjyshi ynë i dashur, John Prescott, ka ndërruar jetë paqësisht në moshën 86-vjeçare”, thuhej në deklaratë.
Duke shtuar: “Ai vdiq i rrethuar nga familja dhe muzika xhaz e Marian Montgomery. John kaloi jetën e tij duke u përpjekur të përmirësonte jetën e të tjerëve, duke luftuar për drejtësi sociale dhe duke mbrojtur mjedisin, që nga koha e tij si kamarier në anije e deri te Zëvendëskryeministri më jetëgjatë i Britanisë”.
Ish-kryeministri laburist Tony Blair reagoi pas vdekjes së ish-zëvendësit të tij John Prescott.
“Edhe pse ne të gjithë e dinim se fundi po afrohej dhe ishte i pashmangshëm, unë jam i shkatërruar nga vdekja e John”, thotë Blair në një deklaratë.
“Ai ishte një nga njerëzit më të talentuar që kam takuar ndonjëherë në politikë; një nga më të përkushtuarit dhe më besnikët; dhe padyshim më i pazakontë”.
Ish-kryeministri vlerësoi Preskotin për “arritjet e tij të jashtëzakonshme” dhe përkushtimin e tij ndaj politikës britanike.
Në një karrierë që zgjati më shumë se gjysmë shekulli, Lord Prescott, u zgjodh për herë të parë si deputet i Kingston on Hull East në vitin 1970 dhe mbajti mandatin për gati 40 vjet.
Nga viti 1997 deri në 2007, ai mbajti postin e zëvendës ish-kryeministrit Tony Blair.
Lordi Prescott, pësoi një goditje në tru në vitin 2019. I lindur në Prestatyn, Uells, Lord Prescott la shkollën në moshën 15-vjeçare dhe punoi si administrator në Marinën Tregtare.
Më pas, ai studioi në Kolegjin Ruskin në Oksford, përpara se të hynte në politikë.
The post Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri britanik, Tony Blair: Të gjithë e dinim se fundi i tij po afrohej appeared first on Albeu.com.