Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste në Mirditë, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14-majit është shoqëruar me debate të forta, e deri ne përplasje fizikea
Burime për Panorama TV bënë të ditur se një pjesë e kryetarëve të kësaj force politike në Njësitë Administrative kanë kundërshtuar kandidaturën e Ndrec Dedës, për një mandat të tretëa
Ata e kanë konsideruar si një figurë të konsumuar dhe pa mbështetje elektorale, kjo sipas tyre e vërtetuar edhe përmes sondazhevea
Por këto pretendime janë kundërshtuar nga pjesa tjetër e socialisteve qe mbështesin kryetarin aktual te Bashkise Ndrec Dedaj dhe njeri prej tyre ka goditur me grusht njërin prej përfaqësuesve socialistë qe ishte kundër kandidaturës se Dedesa
Ne këto kushte takimi është ndërprerë dhe është dashur ndërhyrja e policisëa Ndërkohë Partia Socialiste ne qendër ende nuk e ka konfirmuar emrin e kandidatit te Partisë Socialiste për Bashkinë Mirdite, ne zgjedhjet e 14-majita
The post Ndrec Deda kërkon mandatin e tretë në Mirditë, socialistët grusht me njëri-tjetrin në sallë appeared first on Albeuacoma