Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti në një deklaratë për media, foli për premtimin e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave të mjekëvea
Ai tha se deklarata ishte një premtim bosh për fushatën elektorale, teksa shtoi se Rama po i sheh edhe qytetarët si klientë, ndaj ata po largonte jashtë vendit për tu trajtuar si pacientëa
Fjala e plotë:
Nga Kongresi i parë politik i Shëndetësisë, që mund të quhet edhe “i vazhdimësisë së propagandës”, kryeministri Rama, tha se, më 30 prill, të gjithë mjekët specialistë do të marrin një shtesë prej 50 mijë lekë të reja bruto në rrogëa
Çfarë po ndodh: Rama nuk e mban mend apo nuk merakoset për atë që ka thënë një muaj, një vit apo katër më parë?
Pikërisht para katër vitesh, ai u taksi një bonus mrekullibërës mjekëve specialistë, duke ua deklaruar rrogat nga 2 deri në 2500 euroa
“Nuk kanë nevojë të shkojnë në Gjermani, sepse edhe taksat atje i kanë më të larta”, shprehej kryeministri, i cili nuk kuptohet më kur e ka seriozisht dhe kur bën shakaa
Shakaja e tij e fundit, rrogat sa në Gjermani, më 19 shkurt 2019, rikthehehet sot pas katër vjetësh, ne te njëjtën periudhe, para të njëjtës fushate zgjedhjesh vendore, por në një formë tjetëra
Ajo që duhet theksuar është se kryeministri e ka ulur stekën sivjet: para katër vitesh thoshte se do i bënte rrogat sa Gjermania, tani thotë se do të arrijë nivelin e Serbisëa
Fakti është një: Ai nuk arrin as nivelin e Kosovësa “Qeveria Kurti” i ka rritur me 601 euro rrogat e mjekëve specialistëa Ndërkohë pagat e mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve janë rritur me 37 përqinda
Kjo është si dita me natën me rritjen prej 7 përqind të “qeverisë Rama”, një shtesë që nuk arrin dot as indeksimin nga rritja e çmimevea
Këto janë vendime qeverie në Kosovë, ndërsa në Shqipëri ende mbeten llafe boshea Rama e ka në dorë që premtimin ta kthejë në vendim qeveri, por nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjëa Kjo sepse e ka premtim fushate, e ka shakaa
Shakaja, kur bëhet disa herë, nuk është më gazmore, por kthehet në talljea
Me kë tallet kryeministri i Shqipërisë veçse me trupën e mjekëve dhe me qytetarë shqiptarë, të cilët çdo ditë përplasen dyerve të spitaleve?
Arsyeja e talljeve të kryeministrit, është se ai kujton se njerëzit harrojnë, dhe e dyta, sepse ka hyrë në fushatëa I duhet të përsërisë premtimet e vjetra në forma të rejaa
Mjekët dhe infermierët e kanë kuptuar shakanë, dhe nuk ia kanë pranuar talljen kryeministrita Për këtë arsye ata ikin çdo javë e çdo muaj, me dhjetëra, drejt Gjermanisë apo ku të mundena Hemorragjia e ekipeve shëndetësore është një plagë për sistemin dhe për qytetarin shqiptar, që sëmundja dhe halli e çon nga spitali në spitala
As qytetarët nuk ia pranojnë shakanë dhe talljen sepse, edhe ata si mjekët, po ikin nga sytë këmbët, në vende ku mund t’i vizitojnë spitalet si pacientë, dhe jo si klientëa
Por ikja, të dashur kolegë mjekë, dhe të respektuar shqiptarë, nuk është zgjidhjaa Një i ikur është përgjithmonë një i sëmurë për të afërmit dhe vendin e veta
Zgjidhja është një: të largojmë të sëmurin politik që qytetarët i sheh si pacientë, të cilët mund të shërohen me propagandë boshe, dhe burimet ekonomike të vendit si një minierë për klientët e tij dhe të qeverisëa
Partia Demokratike, siç ka qenë edhe vazhdon të jetë pro rritjes së rrogave të mjekëve dhe infermierëve, gjë që e ka bërë fakt gjatë qeverisjes së saja
Por, ne jemi që rrogat të rriten për të gjitha profesionet dhe sektoret në letër, jo në televiziona Në realitet, jo në fushatë, dhe për propagandëa
The post “Në prill do rrisim pagat e mjekëve”, reagon Alimehmeti: Premtime elektorale, Ramës i duhet të përsërisë premtimet e vjetra në forma të reja appeared first on Gazeta Standard Onlinea