Nëse Kodin Rrugor nuk e respektojnë as zyrtarët, shtetarët apo edhe përfaqësuesit e politikës që aspirojnë të drejtojnë vendin, qofshin majtas apo djathtas, çfarë mund të presësh tek qytetarët e thjeshtë që posedojnë mjete motorike dhe bëhen burim aksidentesh? Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, Qani Xhafa, raportohet se është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pasi është përfshirë në një aksident rrugor, lajmi për të cilin u mësua vetëm tre ditë më pasa Xhafa dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes, duke e përplasur edhe mjetin me barrierat e rrugës, po për fat të mirë pa shkaktuar të lënduar apo viktimaa Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasana Mësohet se Qani Xhafa, i cili udhëtonte në gjendje të dehur, është përplasur me trafikndarësen në rrugëa
Pas aksidentit, Xhafa është arrestuar nga efektivët e policisëa Qani Xhafa kandidoi për PD-në në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, në qytetin e Elbasanit, ku ishte i renditur i 8-i në listë, pas Luçiano Boçita Gjithashtu, Xhafa do të bëhet deputet së shpejti, pasi Luçiano Boçi do të lërë mandatin për shkak se do të garojë për kryetar bashkie në Elbasan, në zgjedhjet vendore të 14 majita
The post Në pritje për t’u bërë deputet i PD-së në vend të Luçiano Boçit, arrestohet i dehur në timon Qani Xhafa, bëri dhe aksident appeared first on Gazeta Ditaa