Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku fatkeqësisht humbën jetën tre persona, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosura
Tre të rinj mbetën viktima në këtë aksident, bëhet fjalë për 20-vjeçarin Klevis Ruçaj i cili ishte dhe shoferi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjeret, Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Sikela Përroj, 23 vjeçea
Ndërkohë, së fundmi kanë dalë fotot e tre të rinjve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjika
Klevis Ruçaj
23=vjeçarja, Sikela Përroj, ishte nga Shalësi i Cërrikut dhe jetonte në Tiranëa Perroj kishte mbaruar shkollën për Gazetari, ndërkohë prindërit e të resë mësohet se jetonin jashtëa
Klevis Ruçaj, ishte një shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit rrugora Ai ishte gjobitur 5 herë brenda 5 muajve, ndërkohë që patentën e kishte marrë prej më shumë se një vitia
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku Audi luksoz model A8 ka dalë nga rruga, ka çarë hekurat e rrethrrotullimit pranë TEG dhe ka rënë në autostradën poshtë tij, ku ka aksidentuar një mjet tjetëra Tre personat që ndodheshin në të janë plagosur dhe ndodhen në spitala
Më herët dolën dhe pamjet e aksidentit, ku nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në rrethrrotullimin shihet momenti kur Auddi A8 i drejtuar nga Klevis Ruçaj futet me shpejtësi skëterrë dhe nuk bën asnjë tentativë për të frenuara
Mjeti lëvizte me drejtim nga Farka për në rrethrrotullim dhe me një shpejtësi tepër të lartëa 20-vjeçari humbi jetën në spital nga përplasja e fortë, ndërsa dy pasagjeret vajza vdiqën në vend dhe u identifikuan vetëm paraditen e sotmea
Nga matjet që ekspertët e Policisë Rrugore kanë kryer në terren rezulton se “Audi” udhëtonte me një shpejtësi mbi 200 km/orë dhe shenjat e para të frenimit i ka pasur vetëm 27 metra larg rrotullimit duke mos pasur asnjë mundësi për shmangien e këtij aksidenti të rëndëa
The post Nga 20-23 vjeç, këto janë dy vajzat dhe shoferi që u shuan në aksident appeared first on Shekullia