Në mjediset e policisë në Shkodër është hapur zyra e intervistimit audio-vidio për të miturit që shkelin ligjina
Psikologu Altin Nika thotë se kjo është një risi që ruan në themel mirëqenien psikologjike të të miturit dhe shmang ripyetjen nga prokuroria apo gjykata, duke përshpejtuar kështu procedurat ligjore ndaj të miturve, krimet e të cilëve po shtohen nga viti në vita
“Këto janë zyrat e intervistimit, me sistem audio-vidio, të marrjes në pyetje të të miturvea Janë 4 të tilla në rang kombëtar dhe është hera e parë që një zyrë e tillë funksionon, pasi është detyrim ligjor në bazë të ligjit 37 të vitit 2017 të Kodit të drejtësisë penale për të miturita Këto ambiente janë financuar nga qeveria suedeze dhe, gjithë ekipi i oficerëve të policisë gjyqësore dhe psikologëve që punojnë në këto zyra, janë të trajnuar në sistemin e drejtësisë për të mitur”, thotë aia
Në Shqipëri 5% e krimeve në shkallë vendi kryhen nga të miturita Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë kryer nga të miturit 1470 vepra penale me pjesëmarrjen e rreth 1600 të miturvea
Sipas psikologut Nika, me përdorimin masiv të celularëve, internetit dhe rrjeteve sociale nga të miturit, po rritet me shpejtësi edhe numri i rasteve të keqpërdorimit të llogarive të të miturve në rrjetet sociale dhe kërcënimi përmes tyrea
“Shqetësues mbeten krimet që lidhen me pronën, kryesisht vjedhjeta Herën e fundit kemi patur një ndërhyrje të prokurorisë, në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës, për 4 të mitur që kanë kryer në qytetin e Shkodrës 53 vjedhje të dokumentuara, por, në krahun tjetër, mbetet shqetësuese edhe pjesa e të miturve nëpër shkolla, ku shpesh herë ndodhin edhe konflikte mes të miturve, qoftë fizike, qoftë edhe elementë të tjerë të bullizimit apo keqpërdorimit të rrjeteve sociale”, thotë psikologu Nikaa
Krimet e kryera nga të miturit janë një alarm jo vetëm për policinë e shtetit, por edhe familjen, shkollën dhe komunitetina
Drejtuesi i Qendrës rinore “Arka”, Marjan Lukani, thotë se, në më të shumtën e rasteve, të miturit në konflikt me ligjin vijnë nga familje me probleme social-ekonomikea
“E para, është gjendja e arsimimit të prindërve dhe, së dyti, gjendja ekonomike e familjeve shqiptarea Së treti, është koha që prindërit kanë për edukimin e fëmijëve sepse në familjet shqiptare prindërit punojnë gjithë ditën dhe nuk u mbetet kohë për edukimin e fëmijëvea Po ashtu, kemi edhe mentalitetin që baballarët nuk merren me edukimin e fëmijëve dhe se kjo është një çështje që i takon nënës”, thotë aia
Pjesa më e madhe e të miturve që shkelin ligjin vazhdojnë shkollën, ndaj, sipas zotit Lukani, shkolla duhet të jetë një nga barrierat për të parandaluar përfshirjen e të miturve në krimea
“Mungesa e trajnimit të stafit pedagogjik, si të ballafaqohen me këto raste në mënyrë që të bëhet parandalimi, trajtimi dhe riedukimi i të miturve”, thotë aia
Për shkak të lehtësirave që ofron kodi i drejtësisë penale për të miturit, nga rreth 1600 të mitur në konflikt me ligjin, vetëm 50 prej tyre janë arrestuara Qindra të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, duke shtuar rrezikun e rikthimit në përsëritës të veprave penale si dhe objekt shfrytëzimi nga grupet kriminalea
The post Nga problemet ekonomike te rrjetet sociale, VOA: Rritet numri i të miturve që përfshihen në vepra kriminale në Shqipëri appeared first on Albeuacoma