Pas mbërritjes në Itali në vitin 2009 nga Kruja, Armand Kurti punoi 10 vjet si punëtor në bujqësi dhe pas 10 vitesh, në moshën 30-vjeçare, ai është bërë sipërmarrës falë vullnetit të tij dhe shpirtit të sakrificësa
“Shkalla e varfërisë ka qenë gjithmonë ndër më të lartat në Europë në vendin tim të origjinësa Kjo është arsyeja pse familja ime vendosi të vinte në Itali dhe më saktë në Basilicataa Ne donim të gjenim një punë dhe të jetonim pa shqetësime, por gjërat shkuan ndryshea Në shumë vite kam punuar shumë lloje punësh në bujqësi, një sektor që gjithmonë më ka pëlqyer”, thotë Kurti i cili tregon se me kalimin e viteve kuptoi se donte të bënte diçka më shumë sesa thjeshtë të punonte në fermën e dikujt tjetëra Kështu, në vitin 2019 ai ngriti biznesin e tij falë ndihmës që i dhanë disa miqa
Në fillim ai mbolli kajsi, pjeshkë dhe nektarinaa Tani Kurti kultivon rreth 120 hektarë, duke përfshirë tokën e tij por edhe disa toka të marra me qira në komuna të ndryshme të zonës Metaponto si Scanzano Jonico, Tursi dhe Policoroa
Pavarësisht se tani është sipërmarrës, Kurti vazhdon të punojë si një punëtor i thjeshtë, si në fillimet e tij kur e donte bujqësinë dhe vendin e tij të ria
“Në vitin 2022 kam mbjellë dy hektarët e mi të parë me luleshtrydhe Sabrosa-Candonga, një variant që bëhet kryesisht në zonën e Basilicataa Këtë vit kam 350 mijë bimë në 5 hektarë”, thotë Kurtia
Në biznesin e tij punësohen mbi 200 persona, 38 prej të cilëve janë të punësuar gjatë gjithë vitita
“Unë nuk kam probleme në gjetjen e punëtorëvea Preferoj të fitoj më pak para dhe t’i paguaj punonjësit e mi në mënyrë të drejtë, duke i bërë ata të punojnë për orët e përcaktuaraa E di mirë se çfarë do të thotë të mbledhësh luleshtrydhe për orë të tëra ose të ngarkosh arka portokalli në kamionë”, thotë Kurtia
Kurti e shpërndan produktin e tij në tregje të ndryshme italiane, nga Pulia në Lombardia
Ai tregon se është i kënaqur me atë që ka arritur deri më tani, por mbi të gjitha “ndjehem me fat që kam gjetur pasurinë time në Basilicataa Është një rajon i mrekullueshëm, i mbushur me tokë pjellore dhe mundësia Thjesht duhet të bëni një përpjekjea Nëse punoni mirë dhe me përulësi, rezultatet vijnëa Historia ime është provë se kushdo mund t’ia dalë”a
Burimi: Fresh Plazaa
The post Nga punonjës i thjeshtë në sipërmarrës, historia e shqiptarit që shpërndan fruta në tregjet italiane appeared first on Gazeta Ditaa