Nga Sali BERISHA
Miq, sot shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që jetojnë festojnë 28 Nëntorin, si festën e të gjitha festave, Ditën e Flamurit tonë kombëtar, ditën e shaplljes nga Ismail Bej Vlora, 112 vite më parë në qytetin e Vlorës, të Pavarësisë së Shqipërisë.
Më 28 Nëntor të vitit 1443, prijësi i përjetshëm i kombit Shqiptar ngriti flamurin e tij, flamurin Kuq e Zi, në Krujë.
Po në këtë datë të vitit 1944, nga Shqipëria u larguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha, i cili pasi shndërroi luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj në një luftë vëllavrasëse, do të vendoste në Shqipëri si “Hitleri shqiptar” i Pasluftës së Dytë Botërore, diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.
Sot, në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë, ne nderojmë dhe i përulemi me mirënjohjen më të thellë flamurit tonë kombëtar, babait të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të saj.
Nderojmë prijësin e përjetshëm të kombit tonë, Skënderbeun dhe qindra mijëra shqiptarëve që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat, për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor.
Prandaj, të dashur miq, ju ftoj t’i urojmë së bashku Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë gëzuar këtë ditë, përjetësi, zhvillim dhe begati. Por ne e festojmë këtë ditë të madhe me diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, “Pashiqit” të Tiranës, që po shkreton dhe zbraz sa asnjë pushtim tjetër në histori Shqipërinë nga shqiptarët dhe që komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës. Le të na frymëzojë Dita e Pavarësisë për të çliruar sa më shpejt Shqipërinë nga regjimi i “Pashiqit” të Tiranës.
Duke përfunduar, të dashur miq, le t’i urojmë ne mbarë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë. Nderim për jetë, Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të Pavarësisë.
Nderim për jetë të rënëve të kombit tonë. GËZUAR! #sb
The post Nga Sali Berisha: Gezuar 28 Nëntorin, festën e festave! appeared first on Gazeta Standard Online.