Ministria e Arsimit në Beograd, Serbi ka marrë njoftim se në rreth 115 shkolla fillore e të mesme janë vendosur bomba. Mediat serbe bëjnë me dije se në emailet shkollave fillore kanë mbërritur 78 alarme për mjete shpërthyese që mund të jenë vendosur në ambientet e tyre ndërsa shkollat e mesme kanë marrë 37 njoftime.