Përmes një shkrese drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, deputetët e Berishës e konsiderojnë një shkelje të rëndë të rregullores së Kuvendit anulimin e seancës plenare të së enjtesa
Në kërkesën zyrtare të dërguar si më poshtë, ata kërkojnë që zhvillimi i kësaj seance të kryhet normalishta Në një përgjigje zyrtare kryeparlamentarja Nikolla e argumenton anulimin e séances, për shkak të kërkesës së disa deputetëve të cilët janë të angazhuar në fushatë me zgjedhësit
“Nisur nga kërkesa e disa deputetëve se për shkak të angazhimeve të tyre në veprimtari me zgjedhësit e kishin të pamundur pjesëmarrjen në seancën e ditës së hënë, kam ngarkuar shërbimin e seancës të njoftojë deputetët për moszhvillimin e seancës”, thuhet në shkresën e kryeparlamentares Nikollaa
Më tej ajo shton se Kuvendi ka pasur edhe raste të tjera kur kryetari i Kuvendit ka vendosur të mos zhvillohet seanca plenare në datën e planifikuar për shkak të kërkesave të ardhura nga deputetëta
maba/dita
The post Nikolla anuloi seancën e së enjtes, deputetët e Berishës shkresë Kuvendit: Akt i rëndë appeared first on Gazeta Ditaa