Nis derbi Tirana-Partizani, me rreth 18 mijë tifozë në stadium nga të dy kampet, në një ndeshje me shumë peshë për kampionatina
FSHF ia ka besuar këtë duel arbitrit fierak, Kreshnik Cjapia Ndihmësa të tij do jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo të kolegjiumit të Tiranës, teksa në VAR do jetë Florian Lataa Kolegjiumi i Arbitrave në FSHF e ka pasur të vështirë për të zgjedhur një arbitër për këtë duel, teksa shorti i ka buzëqeshur arbitrit Cjapia Këtë sezon në Superligë, fieraku ka arbitruar 12 duele, teksa 3 duele ka vendosur drejtësi në Kategorinë e Parëa Për këtë duel janë shitur 18 mijë biletaa
Në momentin që futbollistët do futeshin në stadium, autobusi bardheblu është sulmuar nga tifozët e kuq të Partizanita Një xham i thyer dhe pak panik, me incidentin që ka mbetur i izoluara Duket se autobusi i Tiranës ka zgjedhur të futet në parkingun e stadiumit nga ana e gabuar, kjo edhe për shkak të mungesës së organizimita
Nëse bardheblutë fitojnë, do kenë një dorë te titulli, e nëse e bën Partizani, do parakalojë Tiranën në vend të parë, barazimi i mban dy pikë larg njëra-tjetrës, në 4 javë të mbeturaa
The post Nis derbi Tirana-Partizani, koreografia spektakolare nga 18 mijë tifozë dhe një incident appeared first on Gazeta Ditaa