Në prag të çeljes së sezonit turistik 2014, Green Line dhe AMC nisin fushatën ndërgjegjësuese përgjatë vijës bregdetare të vendita
Fushata 2-javore e quajtur “Green Tour”, nuk do të shërbejë vetëm për ndërgjegjësim, por edhe për t’u njohur më mirë me situatën aktuale të ndotjes në vendet bregdetarea
“Green Tour”, gjatë udhëtimit do të ketë në fokus diskutime në tavolina të rrumbullakëta me autoritetet lokale dhe rajonale në komunat dhe bashkitë bregdetare, në mënyrë që të marrë mbështetje zyrtare për bashkëpunim, koordinimin e planit të aksionit në ditën e pastrimit (23 maj)a
Takime do të zhvillohen dhe në shkolla, gjimnaze, universitete dhe në qendrat e qyteteve për të rritur sensibilizimin dhe për të aktivizuar vullnetarët që do të bëhen pjesë e pastrimita Deri më tani, nëpërmjet teknologjisë, mijëra vullnetarë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në pastrimin e zonës ku jetojnëa Në forumet online, rrjetet sociale, website dhe profilet zyrtare të Green Line dhe AMC janë regjistruar mijëra mbështetës të nismës “Të pastrojmë Bregdetin – 23 Maj”a
Vullnetarët e “Green Tour” e kanë nisur udhëtimin më 5 maj nga Tirana dhe së pari do të ndalojnë në Vlorë ku do të takohen me zyrtarët më të lartë të bashkisëa Ata më pas rreth 20 vullnetarët nga Tirana, përgjatë turit të tyre 2-javor do të vazhdojnë takimet në Orikum, Dhërmi, Vuno, Himarë, Qeparo, Borsh, Sarandë, Ksamil, Shkodër, Velipojë, Lezhë, Shëngjin, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Seman, etja
AMC ka qenë pjesë e nismave që mbrojnë mjedisin dhe natyrën shqiptare, duke u përfshirë dhe dhënë mbështetje në forma të ndryshmea
Në kuadër të AMC Green, që përfaqëson angazhimin e kompanisë për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit, punonjësit e AMC realizojnë çdo vit pastrime të ngjashme, ku mund të veçojmë plazhin e Spillesë, Gjirin e Lalzit, Shëngjinin dhe Parkun Kombëtar të Dajtita
Kontributi i AMC për një mjedis më të mirë e për një jetesë më të shëndetshme do të konkretizohet edhe me projekte të tjera në vazhdima
Source: Tema – Aktualitet