Presidenti i Republikës Bujar Nishani vazhdon të mbaj të bllokuar zëvendësimin e ambasadorit të Shqipërisë në Uashington edhe pse ka kaluar mandati i ambasadorit aktual, Gilber Galanxhia
Ministri i Jashtëm Bushati i paraqiti Presidentit Nishani kërkesën që të dekretojë drejtoreshën e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Filloreta Luli Faber si ambasadore e re në një nga përfaqësitë më të rëndësishme të Shqipërisë, në SHBAa Luli Faber e ka mbajtur detyrën e drejtoreshës që nga nëntori i vitit 2000 dhe deri tani, kjo e bën atë që të ketë një njohje të madhe për sa u përket çështjeve mes Shqipërisë dhe SHBA-sëa
Por prej dy muajsh Bujar Nishani nuk bën asnjë veprim duke mos e ç’dekretuar ambasadorin aktual dhe duke futur në ngërc normalitetin e punës së diplomacisë shqiptarea
Në një takim që kryeministri Rama ka pasur me të një muaj më parë është diskutuar kjo çështje, por Nishani nuk ka reaguar endea
Source: Tema – Aktualitet