Presidenti Bujar Nishani ka pritur gjatë ditës së sotme në Presidencë, ambasadorët e NATO-s që ndodhen në Tiranëa
Gjatë këtij takimi, Nishani është ankuar për qeverinë, e cila, sipas tij, po i merr kompetencata
“Presidenti Nishani u shpreh se ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë programin e qeverisë për reformat në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke synuar arritjen e një konsensusi sa më të gjerë, në interes të rritjes së sigurisë kombëtare dhe përmbushjes së detyrimeve ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe theksoi se mbetet i vendosur për të kontribuar, me të gjithë autoritetin që i jep ligji, që çështjet e sigurisë të trajtohen në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe praktikat më të mira të vendeve të NATO-sa
Më tej, presidenti, në cilësinë e Kreut të Shtetit dhe të Komandantit të Përgjithshëm, ndau disa shqetësime për transparencën e procesit, mungesën e konsultimeve paraprake me aktorët dhe faktorët e përfshirë, koherencën kushtetuese dhe me ligjet në fuqi, respektimin e parimit të kontrollit dhe balancës së pushteteve dhe ruajtjen nga politizimi për vendimmarrje strategjike, që kanë të bëjnë me tre projekt–ligje të përgatitura kohët e fundit, dhe konkretisht me projekt-ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe Komandimit Strategjik të Forcave të Armatosura”, projekt-ligjin “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe projekt-ligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”a
Presidentit Nishani shprehu gjithashtu mendimin edhe për Projekt-Strukturën e Forcave të Armatosura”, duke vënë në dukje mangësi kritike për sa i përket procesit, edhe nga ana ligjore, i informoi Ambasadorët e pranishëm se në respekt të balancës së pushteteve të përcaktuara nga Kushtetuta, ia ka përcjellë këto mangësi ligjore të projekt-strukturës Kuvendit të Shqipërisë si autoriteti më i lartë për vendimmarrje ligjore”, thuhet në një njoftim të Presidencësa
Source: Tema – Aktualitet