Një gjarpër “Boa” albino ka humbur në komunën e Ferrol (A Coruña) të Spanjës. Pronari denoncoi në polici se zvarraniku nuk gjendej në banesë, edhe pse s’ishte i rrezikshëm në pickime. Gjithsesi alarmi te autoritetet dhe banorët në rrugën “Galiano”, në lagjen “Magdalena” ishte i madh. Janë lajmëruar qytetarët që të jenë të kujdesshëm kur të shkojnë në tualete, pasi gjarpri mund të ketë hyrë në tubat e kanalizimeve të godinës.
Pronari i boas ka njoftuar Policinë, e cila nga ana e saj ka lajmëruar fqinjët Ferrolan që ata të jenë në dijeni në rast se e gjejnë kafshën. Raúl, i cili foli për ‘La Voz de Galicia’ për të dhënë shpjegime për atë që ndodhi, beson se zvarraniku u largua nga tualeti nga shtëpia e tij dhe theksoi pafajësinë e kafshës. “Në katër vite që ka qenë me ne, që në moshën një muajshe, e marrim unë dhe vajza ime dhe ajo nuk ka kafshuar dhe as nuk ka bërë asgjë”, tha ai. Pavarësisht gjithë kësaj, ai ishte i bindur se kafsha vazhdon të mbahet në shtëpinë e tij, por ka shpjeguar arsyen pse ka shkuar tek autoritetet për të bërë kallëzim për zhdukje. “Besoj 95% që është në shtëpinë time, por ligji më detyron të bëj ankesë për sa kohë që nuk e kam nën kontroll”.
The post Një “Boa” albino arratiset, pronari alarmon policinë dhe qytetin appeared first on Gazeta Dita.