Ish-përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka kërkuar nga mediet që të merren më shumë me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smitha
Grenell përmes një cicërime në Twitter ka thënë se Smith ka rrënuar reputacionin e Hagësa Sipas tij, aktakuza ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është e mbushur me gënjeshtraa
“Media duhet të merret me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga ish-kryeprokurori Jack Smithaa Thaçi është ende në burg – e megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtraa Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jacka Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës”, tha Smitha
Kujtojmë se Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale në nëntor të vitit të kaluara
Smith, i cili ishte në detyrën e kryeprokuroit që nga viti 2018 në Gjykatën e Hagës, për të hetuar krimet e luftës në Kosovë, tani do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të hetuar raste të tjeraa/Express
The post Njeriu i Trump kundër ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale: Aktakuza ndaj Thaçit e mbushur me rrena! appeared first on Lapsiaala