Këto ditë në Francë nuk flitet për asgjë tjetër. Sulmuesi i Toulouse, Zakaria Aboukhlal është pezulluar nga klubi i tij për një frazë shokuese mizogjenike. Fjalët i janë drejtuar nënkryetares së bashkisë dhe këshilltares së sportit të qytetit francez, Laurence Arribagè. Një frazë që është thënë gjatë festimeve të klubit për fitoren e fundit të Kupës së Francës. Dënim unanim për fjalët e futbollistit maroken.
FRAZA E SULMUESIT TË TOULOUSE
“Nga vij unë, gratë nuk u flasin kështu burrave”. Sipas rikonstruksionit të RMC Sport, kjo ishte fjalia e shprehur nga sulmuesi i Toulouse, Zakaria Aboukhlal. Frazë që i atribuohej nënkryetares së bashkisë Laurence Arribagè. Marokeni 23-vjeçar ishte, ndërkohë, në qendër të polemikave pasi refuzoi së bashku me tre shokë të tjerë të merrnin pjesë në ndeshjen kundër Nantes. Veprimi erdhi për të mos veshur fanellën me numrin në ngjyrat e ylberit LGBTQIA+. Tani Aboukhlal i ishte përgjigjur me këto fjalë kërkesës për heshtje nga gruaja gjatë festimeve për fitoren e Kupës së Francës.
Lexo më tej: Milan e Toulouse së bashku në Europë: “Rregullorja është respektuar”
Në mënyrë të pashmangshme, sjellja dhe deklarata e sulmuesit të Toulouse bëri bujë në Francë. E kështu klubi francez vendosi të pezullojë Aboukhlal. Ata publikuan një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale, që i referohet “akuzave serioze” për të justifikuar sanksionin e vendosur ndaj 23-vjeçarit maroken. Toulouse shpjegoi gjithashtu se sulmuesi “nuk do të stërvitet me grupin” deri në një njoftim të dytë. Deri në përfundimin e hetimeve të brendshme të nevojshme, shoqëria franceze ka raportuar se nuk do të japë deklarata të mëtejshme.
𝗖𝗼𝗺𝗺𝘂𝗻𝗶𝗾𝘂𝗲́
Face aux graves allégations publiées par RMC Sport à l’encontre du joueur du Toulouse Football Club, Zakaria Aboukhlal, le Club annonce que son joueur s’entraînera à l’écart du groupe professionnel jusqu’à nouvel ordre, en attendant les résultats d’une… pic.twitter.com/DGcS2CBfIh
— Toulouse FC (@ToulouseFC) May 15, 2023
The post Nuk pranoi të vishte fanellën ‘ylber’ e i kthehet keq zv/kryebashkiakes: Toulouse pezullon marokenin appeared first on Lapsi.al.