Vrasja e të miturit Martin C. me thikë pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij Mario P. afër shkollës “Fan Noli” ka tronditur vendin. Kryekomisari Asllan Shytaj i ftuar në Top Story ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ai tregon se si ka vepruar stafi mësimor, psikologia dhe oficerja e shkollës ditën e premte, ku dy të miturit janë zënë fillimisht, tre ditë para se të ndodhte vrasja.
“Do ta nxjerrë hetimi nëse ka përgjegjësi oficerja e shkollës apo jo. Mësuesja ka njoftuar oficeren e sigurisë kur ka ndodhur sherri ditën e premte. Ajo i ka pyetur të dy nxënësit, pastaj i ka dërguar te drejtoresha, për procedurë, ka qenë prezent edhe psikologu.
Fëmijët aty janë pajtuar. Oficerja nuk e ka referuar rastin në polici. Nxënësit kanë qenë të dy nxënës të mirë, nuk kanë paraqitur probleme më parë. Nuk dihet si ka shkuar deri aty. Oficerja e sigurisë duhet të kishte njoftuar prindërit dhe policinë. Nuk e ka bërë. Gabim fatal”, – tha Shytaj.
Shytaj ka treguar se autori ndodhet në spital pasi është plagosur. 14-vjeçari është marrë sot në pyetje, dhe nga dëshmia e tij kryekomisari tregon se nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa deklaron se dy familjet nga Veriu janë në konflikt të hapur.
“Nuk kemi qenë prezent, por vazhdon të jetë i acaruar, jo i penduar. Konflikti do jetë i hapur mes dy familjeve. Janë dy familje me origjinë nga veriu. Atje ekzistojnë akoma këto të gjakmarrjes”, – tha Shytaj. ©LAPSI.al
The post “Nuk shfaqi pendesë”/ Kryekomisari jep detaje nga dëshmia e 14-vjeçarit të arrestuar appeared first on Lapsi.al.